Aktualitet
Karikatura prekëse e “Le Monde”, Mogherini përlotet pas sulmeve
Një karikaturë e “Le Monde”, me flamurin trengjyrësh që mban afër një flamur belg duke qarë, po qarkullon online dhe është shpërndarë mijëra herë.
Sakaq, një foto e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini duke qarë në konferencë për shtyp gjithashtu ka prekur zemrat dhe ka emocionuar njerëzit në mbarë botën që tani luten për viktimat e terrorizmit në Bruksel.
“Kjo është … një ditë shumë e trishtuar për Evropën, si Evropa dhe kryeqyteti i saj po vuan të njëjtën dhimbje”- tha ajo me lot në sy në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm jordanez Nasser Judeh.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu