Lidhu me ne

Kryesore

Dy ministra fals për një patriotizëm fals


              Nga Luçiano Boçi

Përsëri Shahinit të arsimit “modern”, gjuha dhe letërsia i është bërë “ferrë nëpër këmbë”. Nuk i mjaftoi testi i maturës, i cili nxori në shesh të gjitha të palarat e situatës së rënduar në sistemin arsimor, të paralajmëruara nga rezultati skandaloz i vendit tonë PISA 2018.

Tani “gjuha”, po i nxjerr ministres edhe të palarat e mediokritetit politik, por dhe njerëzor, krahas atij profesional. Dhe çfarëdolloj qyrku të veshë ministrja, atë të qenurit e brishtë, apo më keq atë të qenurit patriote e mbaruar, në emër të unitetit kombëtar, ai nuk e ndihmon t’i fshihet përgjegjësisë për nivelin mjeran të mësimdhënies e mësimnxënies në shkollat tona. E gjithë fabula false e patriotizmit të saj, është mbështetur në thirrjen dhe shprehjen “Kthehu andej nga ke ardhur”.

Kjo është gota e ujit, ku Besa ndërton më pas gjithë furtunën e ligjërimit të saj patriotik-akuzues. Pa asnjë turp për postin që mban, etiketon pa pikë brishtësie, për të cilën ministri tjetër ai i gazit lotsjellës vinte dorën në gaz e u sulej burrave, opozitën si raciste dhe me sentiment antishqiptar.

Lleshaj shkon dhe më larg. Shahinit, për gjithë këtë, i thur një panegjerik pa stil dhe kërkon t’i japë me dorën e tij në fund kurorën e shqiptarizmës. Çfarë komedie?! Besa e quan të papranueshme e skandaloze t’ia thuash “Kthehu andej nga ke ardhur” një kosovari!?? Por kjo nuk qëndron aspak.

Askush nuk ka pasur një qëllim të tillë ndaj kosovarëve, përveç Shahinit. Gjuha shqipe është e qartë në këtë pikë. Shprehja ishte vetëm për ministren që ka emrin Besa e që rastësisht është nga Kosova. Shahini kërkon të aktualizojë frazeologjinë dhe ta interpretojë me emocionalitet në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, gjë që është e pamundur. Spekulimi i ministres këtu buron ose nga diabolizmi, ose nga padituria.

Të lutem zonja ministre, në emër të gjithë maturantëve, kthjellohu e thellohu. Mos shih fantazma me patriotizma fals e protesta maturantësh nga opozita. Personalisht të kam këshilluar: kur nuk di, hesht. Edhe në këtë rast më mirë mos kishe folur, sepse përsëri shpalos nivel të ulët të dijes gjuhësore e letrare. E maturantët nuk ta falin. Shprehja që ti e tund si flamur, nuk është shprehje gjeografike, është shprehje (njësi) frazeologjike.

Ajo nuk ka kuptimin leksikor të kthimit në pikën e nisjes në hartë. Si shprehje, ose si përdoret rëndom si njësi frazeologjike, me të cilat gegnishtja dhe shqipja letrare janë shumë të pasura, “Kthehu andej nga ke ardhur” ka kuptimin e thjeshtë të një fjale: LARGOHU. Politikisht e kontekstualisht: JEP DORËHEQJE.

Për të iluminuar pak që ta kesh më të qartë, po të citoj përkufizimin për frazeologjinë: Njësia (shprehja) frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më shumë fjalë shënjuese (emërtuese), me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, riprodhohet në ligjërim si njësi e gatshme dhe funksionon në gjuhë si njësi e pandashme. Madje ajo ka simotër dhe është sinonime me shprehjen “Ktheji thembrat nga majat”. Mos vallë dhe kjo të duket antishqiptare dhe raciste?

Prandaj zonja Ministre, mos luan rolin e të prekurës në sedrën kombëtare. Dukesh keq dhe përsëri ke dështuar. Kësaj here ke dështuar akoma dhe më shëmtuar se kur sulmove pedagogët. Sado të mbrojë Ministri i gazit lotsjellës, je bërë gazi lotndjellës i botës. “Patrioti” tjetër është paksa më i hidhur, sepse nën rreshta i mëshon përkatësisë krahinore. Gegnishtja është vlerë e patjetërsueshme e gjuhës, letërsisë, kulturës e pse jo politikës shqiptare.

Zotërimi e përdorimi i saj me vend, është meritë, por krahas kësaj një përfaqësues i shtetit përafron maksimalisht gjuhën letrare. Më tej Lleshaj, ministri fals i policisë, sepse i brendshëm nuk mund të quhet, i turret me shkop gome të gjithë pedagogëve e kritizerëve, duke derdhur lumin e urrejtjes primitive e shfaqur hapur komplekset e inferioritetit. Për të Besa nuk ka faj dhe burrat na kishin sharë femrën Besë dhe jo ministren. Dredhi ushtarake.

Askush nuk e ka me Besën personalisht, e ka ministren që ka emrin Besë, e ka me politikat e saj dhe Ramës, me propagandën e shpifur dhe gjendjen mjerane ku e kanë çuar këtu e 8 vite arsimin politikat e qeverisjes. Përgjegjësia dhe e Shahinit dhe e Lleshajt nuk është aq sa ata janë ulur në karrige, 1 apo 2 vite, por aq sa shqiptarët kanë nëpër këmbë këtë qeverisje. Për Lleshajn që ka në krye një skizoid, por që kërkon me hetim policor parak “skizofrenë”, faji qenka i pedagogëve që kanë nxjerrë të atillë studentë (ka frikë elektorale të thojë mësuesë). Harroi që vetë ka deklaruar se te çdo polic do shihni fytyrën time.

Po dhe e kemi parë shpesh, jo më larg se dje, duke dhunuar në mënyrë shtazarake një qytetar. Siç e pamë Lleshajn, te dhuna ndaj protestuesve të teatrit dhe siç e kemi parë duke helmuar me gaz njerëzit në protesta. Po ata që hartuan gabim testin, pse nuk janë fytyra e ministres së Arsimit, por janë ish-studentët e pedagogëve kritizerë?! Po pse ky zell i tepruar i Lleshajt për të mbrojtur të pambrojtshmen?! Filli që i lidh më shumë se patriotizmi fals, është helmimi. E para helmon me padije, i dyti helmon me dhunë e gaz. Dhe pa hezitim se po hedh farën e përçarjes që mund ta ulërasë në ndonjë status tjetër Lleshaj, po e them që dhe ky si Besa duhet “të kthehet andej nga ka ardhur”.

Që të mos e kapë emocioni patriotik, thjesht po e sqaroj që mos të bjerë në nivelin e Shahinit, duhet TË LARGOHET. Është më mirë t’i kthehet petkut të ushtarakut. Do ishte më i vlefshëm nën të. Arti ushtarak nuk është art policor e aq më pak ministror. I indoktrinuar me paranojën e ekzistencës së armikut, që duhet eliminuar pjesë-pjesë, nuk mund të drejtosh politikat e sigurisë së brendshme. Formimi doktrinar e detyron atë që të shohë armiq kudo.

Për të armik janë opozitarët, qytetarët, pedagogët, sepse sipas artit ushtarak të tij i kanë sulmuar “kështjellën” e pushtetit. Ministrat fals që na “qajnë me lot krokodili” (njësi frazeologjike dhe kjo), nuk mund të na shesin paaftësinë e tyre si patriotizëm.

Patriot e atdhetar je kur bën punën që të është ngarkuar me përkushtim ligjor, ndershmëri dhe dinjitet. Jo kur i shërben padijes, injorancës, krimit, hashashit dhe bëhesh kobure e verbër politike për ca vota më shumë, e duke i fryrë gjuhës së urrejtjes primitive ndaj kundërshtarit, qoftë ai politik, qytetar apo maturant e pedagog.

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske23 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore23 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook