Kryesore
Kokëfortesi kundra direktivave të Edi Ramës dhe Besa Shahinit për pjesëmarrjen e studentëve në auditore!
A nuk duhet që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e duhura sa më parë në zbatimin e procedurave ligjore? A është e udhës qe znj. Shahini dhe kryeministri i vendit z. Edi Rama bëjnë thirrje për masa shtrenguese ndaj pandemisë në një kohë kur infrastuktura e transportit publik, ky i fundit i përdorur masivisht prej studenteve nga zonat e largëta dhe te thella mungon?!
Kokëfortesi kundra direktivave të Edi Ramës dhe Besa Shahinit për pjesëmarrjen e studentëve në auditore!
Universitet Publike në mënyrë flagrante po u imponojnë studentëve të kthehen për provime ne auditoret e universiteteve.
Në fakt jemi në gjendje të jashtëzakonshme kur transporti publik mungon plotësisht. Sipas rregullave të situatës së Covid-19 nuk lejohet transporti me më shumë se një person në sediljen e pasme të autoveturave, ndërsa autobuset dhe mjetet e tjera akoma nuk lejohen të bartin pasagjer.
Tani studentet që duhet të vijnë nga Kukësi, Peshkopia, Bulqiza, Erseka, Tepelena etj., si duhet të vijnë?!?!
Me çfarë të drejte ligjore universitetet publike kërkojnë studentëve të shkojnë fizikisht në provime?!!
Studentet mendojnë se po detyrohen për të vetmen arsye dhe kjo është: Mitmarrja!
Në komunikim me disa studentë të shqetësuar për këtë situatë, lexohet qartë shqetësimi i drejtë i tyre dhe paradoksi mes udhëzimeve qeveritare dhe ministres së arsimit znj. Shahini dhe praktikave te universiteteve publike në lidhje me sa më lart.
A nuk duhet që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e duhura sa më parë në zbatimin e procedurave ligjore? A është e udhës qe znj. Shahini dhe kryeministri i vendit z. Edi Rama bëjnë thirrje për masa shtrenguese ndaj pandemisë në një kohë kur infrastuktura e transportit publik, ky i fundit i përdorur masivisht prej studenteve nga zonat e largëta dhe te thella mungon?!
Procedurat ligjore për t’u mbrojtur nga pandemia janë në fuqi ndërsa universitetet publike urdhërojnë me detyrim studentët të paraqiten fizikisht në auditore?!
Për më shumë, ata studentë që do vijne nga zonat e largëta e kanë të pamundur të kthehen nga ku kanë ardhur brenda ditës ku do akomodohen??
Duhet ndarë pushteti mes ministrisë, kryeministrisë dhe universiteteve, se po të ishte për bordet e administrimit apo ndonjë pushtet tjetër du t’u tregoheshin dhëmbët menjëherë. Ndërsa kur rëndesa dhe padrejtesia bie mbi studentet që vijnë nga krahinat e thella problemet dhe hallet e tyre shpeshherë bien në vesh të shurdhër!
Angazhimi i strukturave përkatë për zgjidhjen e çështjes në një mënyrë të pranuar për kushtet e krijuara do të ishte mundësia e vetme!