Kryesore
Bëni ndonjë tender ku të fitojë oferta më e ulët, se s’bëhet kiameti
Tenderët e bashkive, ashtu si ato të institucioneve qendrore, po bëhen me garë nga lart për çmimin.
Nuk fitojnë ofertat më të ulëta. Ato skualifikohen gjithmonë me sebepet e kritereve teknike.
Nga Klodian Tomorri – Podiumi.com
Ja dhe bashkia e Bulqizës. Bëhet tenderi 2.4 milionë euro për ujësjellësin e Bulqizës dhe paraqiten 6 oferta në garë. Por nuk fiton oferta më e ulët.
Nuk fiton as oferta e dytë më e ulët dhe madje, as ajo e treta më e ulët. Fiton oferta e katërt!
Diferenca nga oferta fituese tek ajo më e ulëta – plot 350 mijë euro. Me një dorë të vetme.
Tenderët e bashkive, ashtu si ato të institucioneve qendrore, po bëhen me garë nga lart për çmimin.
Nuk fitojnë ofertat më të ulëta. Ato skualifikohen gjithmonë me sebepet e kritereve teknike.
Gjithmonë kriteret i plotësojnë vetëm kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta.
Për rrjedhojë, pjesa dërrmuese e tenderave shkojnë me 99 e madje edhe 100 për qind e fondit limit.
Zero kursim nga prokurimi publik. Zero lekë kursim për qytetarët nga gara.
Mbi 12 tendera të bërë nga bashkia e Bulqizës në dy vitet e fundit.
Të gjithë pas prokurimit rezultojnë me çmim mesatar sa 99 për qind e fondit limit.
Për më tepër, janë të njejtat kompani që i fitojnë.
Thjesht i lënë radhën njera-tjetrës.
Ky i ujësjellësit madje është bërë edhe në kohë pandemie, kur tenderat ishin bllokuar me vendim qeverie.
Por vendimet e qeverisë shkojnë e vijnë. Biznesi i parave publike duhet të vazhdojë.
Bëni ndonjë tender ku të fitojë oferta më e ulët, se nuk bëhet kiameti. Se do të kurseni para ashtu. Do të keni më shumë investime dhe i fitoni votat më kollaj.