Lidhu me ne

Radar

Pse njerëzit po sillen sikur koronavirusi është larguar?

Face mask not enough to protect from coronavirus: White House ...

Rhiannon Lucy Cosslett, The Guardian

Kur dal jashtë këto ditë kam një ndjenjë të çuditshme, sikur nuk orientohem dot me ambientin dhe çdo gjë përreth. Është si të zgjohesh nga një gjumë shumë i thellë dhe i gjatë  dhe papritmas e gjen botën të ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme.

Përveç asaj që është e çuditshme, kjo nuk është Londra e disa javëve më parë,  kur  rrugët ishin të boshatisura.

Por ajo që është e çuditshme tani,  është që situata duket pothuajse  normale. Dyqanet janë rihapur , trafiku ka rifilluar, njerëzit po dëgjojnë muzikë të lartë nga makinat, grupe njerëzish janë ulur  në parqe. A jam e çmendur, pyes veten, që akoma ndihem e frikësuar dhe nervoze?

Njerëzit po festojnë në  kopshtin e shtëpive të tyre. Ndërkohë babai im, i cili jeton në veri-perëndim të Uellsit, mbetet ende në izolim. Ekzistojnë mospërputhje rreth zonave të ndryshme gjeografike, por problemi më i madh është ai psikologjik. Njerëzit nuk shqetësohen më për rregullin e distancës prej 2 metrash. Shumë nuk veshin maska ​​në dyqane, raporton abcnews.al

Gjithmonë ka pasur njerëz që nuk kanë zbatuar izolimin.

Unë veprova ndryshe, vendosa të respektoja rregullat. Mendova se ishte zgjedhja e duhur të veproja në këtë mënyrë, sepse pas disa vitesh kur çdo gjë të kishte kaluar do të isha e qetë se kisha bërë gjënë e duhur.

Ajo që na mbetet: janë njerëz që jetojnë në dy universe paralele. Ka njerëz që edhe pse e dinë që virusi nuk ka ikur ndihen të qetë se vendi po rihapet gradualisht.

Për shkak të gjithë situatës së krijuar duket sikur po çmendemi. Në fakt, hera e fundit që u ndjeva keq kuptova që kisha agoraphobi( çrregullime ankthi). Në atë kohë, unë nuk mund ta kuptoja sesi njerëzit po vazhdonin jetën e tyre të përditshme, kur bota ishte bërë  një vend kaq kërcënues. Një i afërm më tha që përvoja e tyre e  ndjesisë ishte e ngjashme. Ata nuk mund të kuptonin apo pranonin se si po vazhdonte jeta kur nëna e tyre kishte vdekur. Unë mendoj  që janë njerëzit që kanë humbur të afërmit në këtë pandemi, dhe nuk kanë qenë në gjendje ti varrosin, janë ata që ndjejnë hidhërim dhe dhimbje më të madhe se kushdo nga ne, raporton abcnews.al

Dhe atëherë ekziston edhe universi tjetër. Në atë univers, dielli po shkëlqen dhe më e keqja ka mbaruar. Është kaq i bukur ky univers dhe mbi të gjitha nuk kam as zili për këta njerëz. Ndoshta ata mendojnë se më e keqja me të vërtetë ka mbaruar, ose mbase kjo është  e vetmja mënyrë se si mund ta përballojmë situatën.

Ndoshta ata ndihen më pak të rrezikuar. Gjithmonë ka pasur nga ata lloj njerëzish që besojnë që në fund çdo gjë do të shkojë mirë, në krahasim me pjesën tjetër si unë e cila e vuan shumë në anën psikologjike.

Ndoshta,  edhe pjesa tjetër është e lodhur nga kjo që po ndodh po përpiqen të përshtaten me situatën, raporton abcnews.al

Ndoshta disa njerëz e kanë kaluar çdo ndjesi të tillë duke punuar në vijën e parë  dhe nuk kanë pasur luksin të jenë në gjendje të mbronin familjet e tyre dhe të kontrollonin veprimet e tyre me njerëzit e tjerë në të njëjtin nivel që kanë bërë disa njerëz të tjerë që duket sikur kanë qenë më të privilegjuar.

Nuk e di se si, ose kur, këto dy realitete do të bashkohen. Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për një valë të dytë të koronavirusit, por edhe atëherë, unë nuk mendoj se nuk do të ketë një izolim të dytë, sidomos tani që qeveria e ka kuptuar që izolimi herën e parë nuk rezultoi aq efikas.

Unë ndjeva nevojën për të përshkruar atë që shumica prej nesh ndjejnë në këtë periudhë, në mënyrë që nëse do  të vijë një pikë në të ardhmen, kur do të  pyesim veten  pse ne nuk u përpoqëm të bënim më shumë për të mbrojtur njerëzit nga vdekja, unë mund të them me siguri se ishte një kohë e vështirë edhe pse njerëzit u përpoqën të sillnin  pak pozitivitet dhe gëzim, ky virus solli shqetësim shumë të madh tek të gjithë ne./Përktheu Sonila Backa – abcnews.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime5 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix6 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix6 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix7 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore7 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar7 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook