Kryesore
Basha akuzon tatimorët: Jeni kthyer në bandë ryshfeti
Problem numër dy është se qeveria vazhdon me bandat e tatimorëve për të mbushur xhepat e tyre dhe bosët e tyre të korruptuar. Më është raportuar së fundmi, një rritje dramatike e ryshfetit. Por, i bëj një paralajmërim atyre që asgjë nuk do të harrohet dhe asgjë nuk do të falet. Kjo është sjellje tipike e një qeverie, e një administrate në ikje
Kreu i PD-së Lulzim Basha bisedoi të enjten me sipërmarrës dhe qytetarë në Sauk, për problemet që kanë ndeshur muajt e fundit, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19.
Dy vëllezër, pronarë të një gomisterie, i thanë Bashës se problemet kryesore janë rënia e xhiros dhe rritja e kostove.
Basha akuzoi Drejtorinë e Taktimeve se është kthyer në një bandë ‘për të mbushur xhepat e tyre dhe bosët e tyre të korruptuar.’ Ai paralajmëroi nëpunësit e korruptuar se kjo sjellje ‘nuk do të harrohet dhe falet’ nga qeveria e tij:
“Problem është rënia në pikiatë e konsumit, e fuqisë blerëse.
Problem numër dy është se qeveria vazhdon me bandat e tatimorëve për të mbushur xhepat e tyre dhe bosët e tyre të korruptuar. Më është raportuar së fundmi, një rritje dramatike e ryshfetit. Por, i bëj një paralajmërim atyre që asgjë nuk do të harrohet dhe asgjë nuk do të falet. Kjo është sjellje tipike e një qeverie, e një administrate në ikje.”