Lidhu me ne

Gatime

Rigoni / Vetitë dhe përdorimet e rigonit

Rigoni është një bimë e egër dhe lind spontanisht në male, por mund të kultivohet edhe në një vazo. Emri i tij shkencor vjen nga fjala greke Oros (malor) dhe ganos (shkëlqim). Kjo bimë ka nevojë për diell për të zhvilluar të gjithë aromën e saj. Por, le të mësojmë më shumë për të.

Vetitë dhe përfitimet e rigonit

Rigoni ka veti të pamohueshme medicinale, që përmbahen në majat e lulëzuara të tij. Lulet e tij përmbajnë një vaj esencial që përbëhet nga substanca të ndryshme aromatike (terpinene, timol, karvakrol), të cilët zhvillojnë një shije të veçantë, të fortë dhe të pagabueshme. Substancat aromatike që vaji esencial nga lulet bimore të rigonit përmban, ushtrojnë disa përfitime efektive për shëndetin e njeriut, të tilla si:

– Favorizojnë tretjen duke stimuluar pështymë dhe sekrecione stomaku.
– Janë të dobishme në rast fryrjeje të barkut, pasi lehtëson dëbimin e gazit nga zorrët.
– Çlirojnë rrugët e frymëmarrjes në rast të kollës dhe ftohjes.
– Ushtrojnë një veprim të butë dezinfektues.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese të rigonit

100 g rigon përmban 265 kcal, 9 g proteina, 68,92 g karbohidrate, 4.09 g  sheqerna, 4.28 g yndyrë, 42.5 g fibra dietetike dhe 25 mg natrium.

Si mund ta përdorim rigonin

– Për të bërë çaj, përzieni 1 lugë çaji nga kjo barishte e thatë në një gotë me ujë të valuar. Rekomandohet për ftohjet, dhimbjet e kokës dhe çrregullimet gastrointestinale.
– Ndihmon për të lehtësuar heqjen e gëlbazës dhe ushtron një veprim të caktuar qetësues për kollën.
– Zieni në ujë të valuar për 3 minuta 1 lugë çaji rigon të thatë, rekomandohet në rastet e tensionit nervor.
– Gargara e bërë me zierjen e luleve të rigonit pastron gojën dhe fytin.
– Banjë me rigon. Shtoni në vaskën e banjës rigon të zier për të qetësuar këmbët, si relaksues dhe aromantizues.
– Vaj esencial. Fuqia antiseptike e rigonit lufton kërpudhat e lëkurës, veçanërisht te këmbët.

Rigoni nxit menstruacionet, për këtë arsye duhet të shmanget absolutisht në shtatzëni.

Në kozmetikë, gjethet e rigonit mund të përdoren për të rivendosur elasticitetin dhe ndriçimin e lëkurës suaj. Nëse keni celulit, ju mund të përgatisni zbutës me bazë nga vaji esencial i rigonit, të cilin mund ta përdorni çdo ditë pas dushit si kurativ.
Rigoni ndihmon në tretjen e ushqimit si dhe shërben si aromatizues në kuzhinë duke zënë një vend të rëndësishëm, sidomos në përgatitjen e pjatave të Mesdheut.
Gjethet e tij mund të përdoren gjithashtu edhe për t’i dhënë shije sallatave dhe mishit.
Është mirë që rigonin t’ia shtoni të gjitha pjatave që e kërkojnë, ku përveç shijes së mirë do të thithë lëngjet e somakut dhe do të rregullojë funksionin e mirë të mëlçisë.

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë? Nga Artur Zheji Ndodhi...

Mix1 orë më herët

Kush ishte Alfred Nobel dhe pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij?

Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet Nobel, ndoshta çmimet më të famshme...

Temporal2 orë më herët

Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor – 28 milionë euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj

Ashpërsimi i ndëshkimeve për shoferët po shërben për të mbushur arkën e shtetit. Gjatë vitit të kaluar gjobat u katërfishuan,...

Mix2 orë më herët

Një gjumë i mirë në fundjavë, ilaç për zemrën tuaj?!

Kur bëhet fjalë për ruajtjen e një orari të rregullt të gjumit, ndonjëherë një javë e zënë mund të shkatërrojë...

Kryesore5 orë më herët

Nga inceneratori, lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit, gazetarja rendit kallëzimet ndaj Veliajt

Gazetarja Ola Xama ka përmbledhur kallëzimet që janë bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”...

Mix6 orë më herët

17 fakte që mund të mos i dini për Greqinë

1. Greqia ka mbi 6000 ishuj, por vetëm rreth 227 janë të banuar. 2. Athina, kryeqyteti i shtetit helen, është...

Mix6 orë më herët

Edhe më shumë AI për Galaxy S25: veçoritë me të cilat po punon Samsung

Siç kemi raportuar, Samsung është shumë i sigurt për shitjet e Galaxy S25 pasi reagimet e marra nga S24 kanë...

Letersi6 orë më herët

Ka një gjë më të tmerrshme se “vetë vdekja”

“Ka një gjë më të tmerrshme se “vetë vdekja”: frika e vdekjes, e fshehur në hijet e mendimeve tona, mund...

Radar6 orë më herët

Dilemat e Sirisë/ Çfarë pritet pas rrëzimit të Bashar al-Assad

New York Times: Rënia e Assad ngjall kujtime të kryengritjeve në Egjipt, Libi, Tunizi dhe Jemen. Sirianët shpresojnë për më...

Mix6 orë më herët

Turneu që solli 2 miliardë dollarë, sa e madhe është Taylor Swift?

Mbi 21 muaj, shfaqjet e superyllit të popit dyfishuan të ardhurat bruto, sipas shifrave të shitjeve të biletave të konfirmuara...

Facebook