Aktualitet
Lubonja: Opozita Parlamentare në funksion të Ramës
Analisti Fatos Lubonja tha se është e paqartë çfarë po ndodh me reformën në drejtësi. Ai u shpreh skeptik nëse pakti i arritur i adreson gjithë problemet.
Shkrimtari u shpreh në intervistën në studion e News24, se opozita parlamentare është më shumë në shërbim të skenareve të Edi Ramës.
Lubonja tha se për këtë arsye ata duhen marrë përgjysëm në konsideratë, dhe si rregull duhet të krijojnë një parti të tyren, që të tregojnë se kush janë.
Përsa i përket lëvizjeve të reja të mundshme në politike, Lubonja tha se i mirëpret ato. Por u shpreh se ato organizata apo forca, nuk duhet të mbajnë qendrime në ekuidictancë, pasi e keqja e Shqipërisë është e identifikuar dhe është regjimi aktual që kemi në fuqi.
Duke komentuar rritjen e rasteve me koronavirus, Lubonja tha se hapja është bërë pa rregull, siç ishte ekstreme dhe irracionale edhe mbyllja. Lubonja sheh si pozitive, faktin se nuk ka viktima. Një kufizim i ri i mundshëm, një karantinim, do të ishte si një kthim në qeli, pohoi Lubonja, duke shtuar se dëmi në ekonomi në atë rast do të ishte shkatërrimtar.