Kioske
Para një jave i morën patentën/ Shkëlzen Berisha poston foto me “patentën” e re
Një javë më parë Shkëlzen Berishës iu mor patenta nga policia. Vetë djali i ish-kryeministrit në rrjetet sociale kërkoi falje për tejkalimin e shpejtësisë. Por duket se ai e ka gjetur zgjidhjen. Vetë Shkëlzeni në rrjetet sociale ka shpërndarë foto ku udhëton me makinë, por shofere është partnerja e tij, Armina Mevlani.
“Patenta e re” ka shkruar ai teksa, shihet se këtë të dielë, shoferja e tij personale ka qenë e fejuara e tij. Çifti prej vitesh është në një lidhje dhe fansat tashmë presin vetëm dasmën e kësaj dysheje.