Kryesore
Shehaj ‘sulmon’ Ramën: Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës po lulëzojnë (E PLOTË)
“Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin.

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj ka hedhur akuza kundrejt qeverisë, duke theksuar se kriza ekonomike në vend po thellohet.
Përmes një reagimi në “facebook” ai shkruan se Rama nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë bizneseve shqiptare, por sipas tij gënjen se do të japë një paketë të tretë.
“Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin.
RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre.
RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.
Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!
Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë”, shkruan Shehaj.