Kryesore
Basha: “Ramavirusi po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare
Basha: “Ramavirusi po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël dhe se kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje, kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale”.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë.
Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se “Ramavirusi po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël dhe se kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje, kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale”.
“Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.
Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.
RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.
Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.
Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.
Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, deklaroi Basha.