Duke ecur në rrugë kalova pranë një qeni. Asnjë reagim nga ana e tij. Në qytet kështu është. Në fshat të paktën dhëmbët do i kishte nxjerrë , madje të kafshonte e të nxirrte selamet se të griste pantallonat. Por qentë në qytet nuk kafshojnë, as lehin, as turren, asgjë… se nuk kanë një të zot që i mban, dhe këta ndihen nevojtarë ndaj kujtdo që i shkon pranë. Kushdo mund t’u japë ndonjë kothere. Jo se qente “qytetarë” janë të zgjuar dhe qëllimisht nuk egërsohen për të përfituar. K’ta të qytetit as vetë se dinë ç’po ndodh me ta. S’dinë nëse kanë frikë apo i duan qytetarët njerëz. Thjeshtë rrinë e presin nga çdokush ndonjë gjë. Tani s’është e drejtë t’i krahasosh njerëzit me qentë por ju e dini vetë. Po t’a kishim një padron tamam mbase do kishim të paktën dinjitetin me nxjerrë dhëmbët kur duhet.