Kryesore
Rama në vend të përgjigjeve bën “sherr” për 25 min
Bushati: Kur ske argumeta vazhdon me barceleta.
![Rama në vend të përgjigjeve bën “sherr” për 25 min Rama në vend të përgjigjeve bën “sherr” për 25 min](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/Screen-Shot-2020-06-08-at-22.16.54.png)
Kryeministri Rama ka debatuar në nivel personal dhe batutash me gazetarin Andi Bushati në emisionin Open.
Ky i fundit e pyeti nëse qeveria ka plan për një paketë të tretë ekonomike për ata që kanë humbur punën për shkak të Covid-19.
Në vend të një përgjigjeje, Kryeministri i drejtoi batuta personale gazetarit.
Pas 25 minutash debat, Rama pranoi se qeveria nuk ka asnjë plan për ata që kanë mbetur pa punë për shkak të koronavirusit.
Pjesë nga debati:
Bushati: Sa të papunë kemi tani? Për këtë nuk po më përgjigjeni dhe po futeni në cic-mice të pavlera. Po takojmë shqiptar që thonë se jemi papunë.
Rama: Nuk janë cic-mice. Po pra po, ti për shqiptarët punon.
Bushati: Unë të paktën nuk i kam vjedhur.
Rama: Vjedhje dhe krim ti e ke në majë të gjuhës, por mua nuk ma thua dot.
Bushati: E morëm vesh që ska një paketë tretë. Edhe ato që janë të papunë e morën përgjigjen.
Rama: Po ushqen anën ekonomike të revolucionit ti?
Bushati: Nuk do ushqej krahun eoligarkëve.
Rama: Hapni fjaorin dhe shikojeni se cfarë do të thotë oligark.
Bushati: Kur ske argumeta vazhdon me barceleta.