Sport
Cristiano Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë miliarder në botë
Zyrtarisht, ai është futbollisti i parë miliarder në botë! Cristiano Ronaldo, renditet kështu krahë sportistëve të tjerë më të paguar në botë, si Floyd Mayweather dhe Tiger Woods, duke u bërë futbollisti parë miliarder në botë.
35-vjeçari, i cili mban ende titullin e futbollistit më të paguar për këtë vit, sipas Forbes, është gjithashtu atleti me fitimet më të larta pasi fiton afro dy milionë euro vetëm përmes Instagramit.
Me 429.3 milionë ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe një pagë që së bashku me shpërblimet shkon te 65 milionë dollarë te Juventusi, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.
Sipas The Sun, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit është bërë miliarderi i parë i futbollit para rivalit Lionel Messi, i cili gjithashtu pritet të arrijë këtë shifër vitin e ardhshëm.
Ronaldo fitoi gjithsej 105 milionë dollarë për vitin 2020, që përfshinte 45 milionë dollarë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, dhe 1 milion dollarë më shumë sesa Messi, i cili fitoi 32 milionë dollarë nga reklamat e ndryshme dhe 72 milion dollarë nga paga dhe bonuset.
Neymar, LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Tiger Woods, Kirk Cousins dhe Carson Wentz përbëjnë dhjetëshen e parë, ndërsa emra si Tyson Fury, Lewis Hamilton, Conor McGregor dhe Anthony Joshua mbeten më poshtë në listë.