Kryesore
” I qesh buza Kastratit “/ Hapet kufiri me Kosovën, në Morinë fluks makinash (foto)
Në 1 Qershor është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku është vënë re një fluks i madhe mjetesh.
Kujtojmë se kufiri qëndroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.
Portali Exit.al ka shkruar më parë, koncesioni i Rrugës së Kombit është një ndër koncesionet më të shtrenjtë dhe me afat më të gjatë kohor dhënë në Shqipëri.
Në vitin 2016, Qeveria Rama shpalli fituese të koncesionit koncorciumin Kastratit – Salillari, pas katër tenderësh të dështuar. Sipas kontratës, vlera totale e koncesionit është rreth 350 milionë euro dhe do të zgjasë 35 vjet.
Në shtator 2018, koncesionari njoftoi se do të bënte me pagesë kalimin në Rrugën e Kombit. Pavarësisht protestave të shumta të banorëve të Kukësit dhe qytetarëve nga I gjithë vendi, kompania koncesionare nuk u tërhoq nga ky vendim. Sot çdo makinë apo automjet i tonazhit të ndryshëm që kalon në këtë rrugë duhet të paguajë nga 100 lekë deri në 2500 lekë për çdo kalim.