Kryesore
Robert Aliaj: Kush e mbron femrën dhe fëmijën në atë shkërdhatë vend?!
Shumë i ashpër ka qenë artisti Robert Aliaj me drejtorin e Policisë së Moralit, Ardi Veliu.
Më poshtë reagimi i tij:
Këtë foto po e postoj vetë, sepse kam frikë se mos ma vjedh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, jo qytetari skandaloz Ardi Veliu, dhe më akuzon publikisht me një argument komunist për rindërtimin dhe inaugurimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte. Nxjerr edhe foton si dëshmi për t’ju gënjyer.
Pyetje: Mendoni që ky burracak, shpifës, abuzues, diskriminues, llafazan, gënjeshtar, mashtrues duhet të shkarkohet urgjentisht dhe drejtësia të bëj punën e saj?
Kush e mbron femrën dhe fëmijën në atë shkërdhatë vend?! Në rast se 15-vjeçari i dhunuar do të ishte fëmija yt?! Në rast se gruaja, e cila përjetoi dhunimin e djalit të saj 15-vjeçar, poshtërohet edhe publikisht, të ishte mamaja e fëmijës tënd?! Turp shkërdhata!
P.S. Turp edhe për ato femrat e Komisionit të Sigurisë, që po i respektoj me lajmin e rremë.