Kryesore
Erdhi dita që Kadarenë ta mbrojë Elisa Spiropali
Kur ka shkruar një nga romanet e tij më të famshëm, që i thurrte lavdi betejave të Gjergj kastriotit me turqit, as me imagjinatën e tij mbi njerzore Ismail Kadare ta ketë menduar se do të vinte një ditë që në politikën shqiptare do të mbrohej nga ajo që njihet si Mamica. Elisa Spiropali në tentativë për të mbrojtur Skënderbeun e saj ka fshikulluar të gjithë ata që bashkë me të kanë përdhosur dhe emrin e Kadaresë: “Guxuan deri aty këta të dashuruar me mendimin ndryshe sa të sulmonin edhe Ismail Kadarenë, me gjuhë të fëlliqur, duke bërë gjyqe popullore. Po ç’janë këta mo, gardistë të kuq janë këta, këta qenkan mbrojtës të revolucionit kulturorë? Jo kulturë nuk kanë ata , po nuk dinë ku lidhet gomari”, tha në parlament Spiropali duke mbrojtur shembjen e teatrit.
Por nëse Kadare nuk mund ta ketë imagjinuar se do të vinte kjo ditë, me siguri as lexuesit e tij se kanë shpënë nëpër mend se shkrimtari i tyre do të kishte nevojë për mbrojtje nga një grua që ndryshoi look pasi punoi si doganiere.