Kryesore
Ra dhe maska e qeverisë në lidhje me Covid-19
Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptarëve nga virusi, por shfrytëzimin e pandemisë për të çuar deri në fund planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shembjes së TK, mundësisht natën, në mënyrë që ditën të kishin kohë për ta qarë!
Nga Jonila Godole
Përmes të tjerash sot ra edhe maska e qeverisë në lidhje me Covid-19!
Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem në emër të “dashurisë” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut të padukshëm” Corona u bë zero duke dërguar mijëra forca policie të ndeshen me një grup aktivistësh në Teatrin Kombëtar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve në një hapësirë të ngushtë para Galerisë Kombëtare.
Ky shqetësim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf në reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.
Me anë të këtij akti, qeveria tregoi se gjithë masat e marra dy muajt e fundit kanë qenë thjesht një alibi.