Sport
E dija që nëna po më shihte në TV
“Goditja ishte shumë e fortë. Tentova t’i merrja krahun Gutierrez, por ndoshta në momentin e fundit frenova shumë vonë”
Fernando Alonso ka rrëfyer në mikrofonin e Sky incidentin në Çmimin e Madh të Australisë.
Makina e tij McLaren bëri disa salto derisa u përplas me bordurat.
Spanjolli doli nga makina i tronditur, por për fat të mirë pa lëndime.
Gara u ndërpre për disa minuta.
“Gjëja më e rëndësishme është që jemi këtu të gjithë mirë dhe po flasim me njëri-tjetrin. Pata shumë frikë. Shihja vetëm qiell dhe tokë. E dija që nëna po më shihte në TV, ndaj dola sa më shpejt nga makina. Jam këtu falë Mc Laren që ka bërë një makinë mjaft të fortë dhe sipas të gjitha rregullave për sigurinë. Pak vite më parë në një aksident të tillë, pasojat do të ishin mjaft të rënda” – tha ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu