Lidhu me ne

Kryesore

Vala e dytë do të vijë, por si krizë e thellë ekonomike

Ervis Iljazaj

Ndërkohë që të gjithë ekspertët e shendetësisë janë të shqetësuar nga një valë e dytë e pandemisë, kriza e konomike që do të vijë si pasojë e valës së parë është tashmë e sigurtë.  Të gjitha projeksionet e botës tregojnë një recension ekonomik, i cili ende nuk dihet se si do të përballohet. Në vëndet e varfëra si  Shqipëria kriza sigurisht që do të ndihet edhe më shumë.

Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bën një parashikim për rënie ekonomike prej 9% për vitin 2020 për Shipërinë. Një raport edhe më pesimist se sa ai i Bankës Botërore. Sipas këtij raporti, arsyet e kryesore tw kësaj rënie të thellë janë sepse ekonomia shqiptare një pjesë të mirë të saj e mbështet te turizmi dhe eksportet e modës, sic është industria e fasonëve.

Pra, ekonomia e Shqipërisë nuk është ende një ekonomi prodhuese, por eshtë një ekonomi tregtare, dhe si pasojë varet fort nga marrëdheniet njërzore. Duke qenë se ato kanë qenë të ndërprera këto kohë, atëherë kuptohet fare mirë vështirësia që ajo do të ketë.

Në këtë kuptim, debatet dhe shqetësimet që ende ekzistojnë për hapjen ose jo të vëndit plotësisht janë debate absurde, duke parë rrezikun e madh që do i kanoset shoqërisë shqiptare nga kriza ekonomike.

Nëse do të ndodhë një valë e dytë pandemie nga virusi, shpresojmë që jo sepse do të ishte vërtet e papërballueshme ekonomikisht për Shqipërinë, me shumë mundësi shkenca do ta ketë gjetur një kurë mjeksore kundër saj deri në atë moment. Ndërsa, efektet e krizës ekonomike do të ndihen shumë gjatë.

Në fakt, të gjitha vëndet këto kohë duhet të zgjidhnin midis rrezikut të virusit dhe rrezikut të krizës ekonomike. Tashmë që faza e nxehtë e virusit kaloi, kjo dilemë nuk ka më kuptim, dhe Shqipëria duhet të fillojë hapjen e saj të plotë dhe të ketë vetëm një prioritet, ekonominë.

Dilemat që ekzistojnë tani me  mendime ekspertësh apo qeveritarësh të cilat janë ndonjëherë në kundërshtim me njëra tjetrën, sigurisht që janë legjitime. Nuk është e lehtë për një kryeministër të marrë guximin të vendosë për hapje totale të vëndit duke qënë se ky vendim ka një përgjegjësi të madhe. Por nga ana tjetër gjithashtu është e pamundur që vëndi mund të vashdojë në këtë situatë, pasi pasojat ekonomike dhe sociale janë të mëdha.

Në këtë kuptim, Shqipërisë nuk i duhet as hapje dhe as mbyllje, por një hapje e sigurtë. Që nënkupton hapjen e jetës shoqërore dhe ekonomike, por me masa sigurie të mire përcaktuara. Kjo gjë kërkon jo vetëm mundësinë që njërzit ti kenë këto masa, por kërkon dhe një  përgatitje të shoqërisë për të jetuar në këtë mënyrë. Përgatitje e cila deri më tani ka munguar. Që nga ky moment e deri sa të dalë në treg një vaksinë kundër këtij virusi, në duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Kjo është detyra e qeverisë, të sensibilizojë njërzit, të përcaktojë rregulla sigurie dhe ti japë mundësi atyre të kenë akses për marrjen e masave, si përdorimi i maskave në mënyrë të detyruar në ambjentet e punës apo ambjente të tjera. Mirëpo që të ndjekësh këtë strategji, duhet që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre sic duhet. Kontrollet dhe zbatimi i masave duhet të ndiqen në mënyrë sistematike. Nëse shteti shqiptar arrin ta bëjë këtë, nuk ka arsye se përse njërzit duhet të vashdojnë të jetojnë të mbyllur .

Sepse në këtë mënyrë, ka rrezik që kostot shëndetësore tek ata do të jenë edhe më të mëdha se nga virusi. Të gjithë ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit  po ngrejnë alarmin se, duke ndëjtur mbyllur shëndeti i njërzve po përkeqësohet ndjeshëm.

Po të shtosh këtu edhe problemet ekonomike, të papunësisë apo rrezikun e falimentimit të shumë biznevse, pyetja që ngrihet është nëse ‘’ja vlen barra qiranë’’ të bëjmë këtë sakrificë duke ndejtur mbyllur.

Kështu që, duam apo sduam ne, do apo sdo qeveria,  njërzit do të fillojnë të shkojnë në punë, të takojnë të afërm apo miq, pasi kjo është jeta e njeriut. Ndryshe dhe jeta nuk ka asnjë kuptim.

E rëndësishme është që të gjitha këto aktivitete që janë natyrore për njeriun ti bëjnë nën masa të rrepta sigurie. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook