Lidhu me ne

Kryesore

Nëse Rama ka thënë se në Shqipëri nuk ka oligarkë, atëherë patjetër që ka

Mohoje, mohoje, mohoje deri në frymën e fundit!

Nga Dritan Shano 

Nëse Rama ka thënë se në Shqipëri nuk ka oligarkë, atëherë patjetër që ka; ata janë të pasuruar nga buxheti i shtetit, tenderat, koncesionet, PPP-të; bizneset e këtyre oligarkëve mbrohen dhe garantohen me ligje të posaçme ad hominem – një ligj i tillë u miratua vetëm përpara 1 jave me 83 vota; dhe në shumicën e rasteve tregjet ku oligarkët operojnë janë monopole, dhe në rastin më të pafavorshëm për ta, kartele.

“Forca” e oligarkëve në Shqipëri ka sjellë që edhe politika, edhe kur nuk është, të perceptohet si kartel politik; kjo ka sjellë humbjen e shpresës së shqiptarëve, pasi vetë braktisja e vendit tregon se ata besojnë se politika shqiptare është një roza-rozina e të njëjtëve 3-4 personazhe, dhe të njëjtave premtime.

E shkrova “forca” sepse oligarkët nuk kanë forcë. Ata kanë frikë; e dinë që i kanë rënë njerëzve në qafë; ca prej tyre rrethohen nga bodigardë. Ajo që shihet si forcë e tyre është e barabartë me mungesën e vullnetit politik për të zbatuar ligjin dhe garantuar rregulla loje të barabarta në treg për të gjithë shqiptarët.
Në Shqipëri ka oligarkë! Është e vërtetë që ti mund t’i biesh mohit për ekzistencën e oligarkëve deri në frymën tënde të fundit. Mbetet të shihet nëse ka gjëkundi ndonjë vullnet politik për ta shpërthyer koalicionin e tyre në favor të qytetarëve të thjeshtë. Këtë vullnet politik mund ta realizojnë njerëz që nuk janë të lidhur me njëmijë fije me oligarkët.

Deri kur të ndodhë kjo, mohit tënd shqiptarët i përgjigjen si Galileo: e megjithatë oligarkët i kemi para syve, me duart në xhepat tonë. Na kanë rrëmbyer çdo mundësi. Prandaj ikim…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix23 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix24 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook