Radar
Pse shohim ëndrra? Avancojnë shkencëtarët: Ja çfarë zbuluam
Truri i njeriut i përdor ëndrrat duket shfaqur pjesë nga ngjarje të fundit për të formuar kujtimet, ose thënë ndryshe: Për të forcuar memorien.
Ekspertët kanë detajuar për hërë të parë këtë proces. Ata tregojnë se kur ne flemë gjumë, disa neurone qëndrojnë zgjuar, një proces që ekspertët e quajnë ‘Offline Replay’.
Ky process nënkupton të ashtuquajturin konsolidimin e memories, ku kujtimet nga ngjarjet e fundit fiksohen në trurin e njeriut për të mos u harruar.
Ky proces u analizua më parë tek kafshët dhe është hera e parë që analizohet tek njeriu. Studiuesit amerikanë përdorën elektrodat të implantuara, që treguan pas një eksperimenti se në trurin e njeriut riprodhohej aktiviteti i neuroneve duke zhvilluar një lojë memorieje, teksa personat e marrë në eksperiment flinin.
Psikologu që drejtoi studimin quhet Jean-Baptiste Eichenlaub, i cili u ndihmua nga kolegë të tjerë dhe neuroshkencëtarja Beata Jarosiewicz.
Ata thonë se gjumi na shërben për konsolidimin e memories. Dhe kjo është edhe arsyeja pse një gjumë i mië natën është i rëndësishëm.
Studimi i plotë është botuar në revistën Cell Reports.