Kryesore
Dy “Bushatë” shkatërrojnë Rilindjen e Surrelit
Dje pamë se si ra ngrehina e Rilindjes, live, në publik nga Ditmir Bushati. Por ndërkohë Andi Bushati, një “Bushat” tjetër në median e lirë, e kishte zbërthyer e copëtuar “kështjellën” e Rilindjes prej shumë muajsh
Dje ngrehina në rrëzim e Rilindjes së Edi Ramës u shemb nga Ditmir Bushati.
Dhe rrëzimi, me potere, u bë mu në mes të parlamentit të Shqipërisë dhe në sytë e popullit.
Por Rilindja kishte muaj që e kishte marrë udhën e rënies. E kishte copëtuar më parë, pak e përditë, një Bushat tjetër.
Andi Bushati!
Analist i pakompromis në raport me qeverisjen e Edi Ramës, i cili e mori të majtën (PS) dhe ia shndërroi palcën kurrizore të forcës më progresiste shqiptare të dekadave të fundit, duke e bërë si gjak alienësh. Nga e kuqe flakë, PS-ja u shndërrua nga Rilindja në një gjak-qull, një amalgamë acide.
Dje pamë se si ra ngrehina e Rilindjes, live, në publik nga Ditmir Bushati. Por ndërkohë Andi Bushati, një “Bushat” tjetër në median e lirë, e kishte zbërthyer e copëtuar “kështjellën” e Rilindjes për shumë muajsh.
Dy “Bushatë” u deshën për të rrënuar Rilindjen e Surrelit! Njeri në botën e politikës progresive dhe tjetri në botën e medias së lirë.