Mix
“I kam borxh gjithë jetën”, Robert Berisha i kërkon falje Nora Istrefit
Projektin më të ri, ‘Kërkoj falje’, Roberti ja ka dedikuar personave më të rëndësishëm të jetës së tij, prindërve, Norës dhe vajzës. Këngëtari tha se i kërkon falje prindërve të tij në pamundësinë për t’i takuar si shkak i koronavirusit por edhe herëve të kaluara pasi që ai ka qenë në të shumtën e rasteve në mbrëmje muzikore.
Po ashtu, ai tha se borxhli mbetet edhe ndaj Norës si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka. Në emisionin ‘Shqipëria Live’, këngëtari tha se i kërkonte falje edhe vajzës që nuk janë familje.
‘Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falënderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falënderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falënderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj’, tha Roberti.