Lidhu me ne

Kryesore

Një sarkazëm rrënqethëse e Ylli Rakipit me Alfred Pezën


– Lideri ynë Edi Rama, është Odiseja ynë, që po e çon Shqipërinë drejt së ardhmes dhe drejt fundit të Covid-19, – thotë kronikani Peza, në një shkrim të tij, dedikuar heroit të madh, përballë armiqëve të panumërt.
Të gjitha përvojat pozitive, që po promovohen në Taivan, Islandë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re dhe Gjermani, janë masat që ka zbatuar deri më sot Shqipëria, – thotë Alfredi ynë, me një kurajo që edhe vetë Elisa Spiropali nuk e posedon.

Ylli Rakipi që mban në faqen e tij TPZ.al një rubrikë satirike “Tej e këtej”, këtë herë ia ka kushtuar vëmendjen e tij gazetarit dhe socialistit Alfred Peza

Ish gazetarit të kronikës së zezë, anëtarit të Komitetit Qëndror të Rilindjes, poseduesit të aksioneve bankare dhe ideatorit të binjakëzimit të Shkumbinit me Lazion, Alfred Pezës, i ka rënë mbi kokë, në këtë kohë koronavirusi, një mutacion shumë i thellë.

I gjithë ky mutacion i paparë, ka shkaktuar brenda Fredit tonë, një rritje ektreme të qelizave bythëlëpirëse, për liderin tonë botnor, drejtorin e koronavirusit, pandemisë dhe OSBE-së, zotni Edi Ramën.

– Lideri ynë Edi Rama, është Odiseja ynë, që po e çon Shqipërinë drejt së ardhmes dhe drejt fundit të Covid-19, – thotë kronikani Peza, në një shkrim të tij, dedikuar heroit të madh, përballë armiqëve të panumërt.
Të gjitha përvojat pozitive, që po promovohen në Taivan, Islandë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re dhe Gjermani, janë masat që ka zbatuar deri më sot Shqipëria, – thotë Alfredi ynë, me një kurajo që edhe vetë Elisa Spiropali nuk e posedon.

– Ajo që kemi arritur me numrin e vdekjeve, detyroi edhe shefin e opozitës, në atdheun e Homerit, ish kryeministrin helen Tsipras, që ta krahasojë Edi Ramën me perëndinë, – nënvizon Alfredi, në artikullin e tij në formë rapsodie.

– Suksesin tonë të padiskutueshëm, që e njohin dhe e dëshmojnë me superlativa, të huajt, e mohojnë kategorikisht, vetëm opozitarët, – thotë Fredi me keqardhje. Ata po qëllojnë fort me gur mbi qeverinë, mbi mjekët, infermierët, sistemin tonë shëndetësor, mbi komitetin e ekspertëve, mbi parlamentin…
Këngët e sirenave, nuk e pengojnë dot Edi Ramën, sepse ai si Odiseja, jo vetëm është lidhur me direkun e anijes, por ndryshe nga mbreti i Itakës, Edi Rama, ka mbushur edhe veshët me dyll, që të mos dëgjojë asgjë nga ato që thonë, – konkludon pak a shumë në fund të artikullit, Peza.

Që ta kuptoni më mirë, se si dhe sa, i ka thelluar ky koronavirus, ndjenjat dhe admirimin e Alfred Pezës për Edi Ramën, lexoni rapsodinë e tij të plotë!

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Shkrimi i plotë i Alfred Pezës, botuar në Alpenews, domethënë, në Alfred Peza News.

“Itaka” e qeverisë dhe kënga e “sirenave” të pandemisë!

Udhëtimi i qeverisë së Shqipërisë drejt së ardhmes, në përfundim të luftës ndaj Covid-19 e deri në normalizimin e jetës social- ekonomike të vendit, i ngjan çuditërisht në këtë kohë post moderne atij të Odiseut, në njërën prej dy poemave epike të Homerit të Greqisë së lashtë. Është një rrugëtim i mbushur plot me të papritura e peripeci, që kalon përmes ngushticës së sirenave, ku të gjitha e ndjellin me këngën e tyre joshëse, që ta lerë në mes udhëtimin drejt Itakës.

E ashtu siç në kryeveprën e letërsisë botërore, ku Odiseu u lidh në direkun e anijes për të mos e braktisur anijen dhe marinarët e tij në mes të rrugës, edhe Kryeministri Edi Rama e ka të qartë destinacionin final: Fitoren mbi pandeminë me sa më pak humbje njerëzore! E paralel më ketë, rikthimin gradual të normalitetit në jetën e përditshme të qytetarëve, përmes protokollove të rrepta të hapjes shkallë pas shkalle të ekonomisë, shkollave dhe aktiviteteve të tjera kulturore e sportive.

Përkundër kësaj logjike, që është një nga sekretet e sukesit të deritanishëm të vendit tonë, krahas disa prej shteteve të tjera të botës, opozita dhe porpoganda e saj po bëjnë një presion gjithnjë e më të madh virtual, përmes mediave dhe rrjeteve sociale, për të ndjekur rrugën e kundërt. Në thelb të kërkesave të panumërta të tyre, është hapja një minutë e më parë e gjithçkaje dhe lënia e lirë e qytetarëve, për tu përballur krejt të pambrojtur në rrugë me virusin vrastar.

Kreu i mazhorancës socialiste është i qartë në strategjinë e tij dhe garantoi se do të vazhdojë të zbatojë planin e përcaktuar, duke e adaptuar atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. “Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate”,- tha Rama.

Të gjitha përvojat më pozitive që po promovohen nga mediat botërore sot, janë rastet e Taivanit, Islandës, Koresë së Jugut, Zelandës së Re dhe Gjermanisë. Në thelb ato nuk kanë bërë as më pak e as më shumë, por po zbatojnë me rreptësinë maksimale të gjitha masat që ka aplikuar deri më sot dhe që do të vazhdojë ti zbatojë me rigorozitet edhe në të ardhmen, Shqipëria.

Është pikërisht ky sukses që po arrin sistemi ynë shëndetësor, në luftën ndaj koronavirusit, ai që ka shqetësuar me sa duket gjithnjë e më shumë opozitarët tanë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe, agresiviteti i tyre në diskursin publik, në përpjestim të zhdrejtë me statistikat pozitve që vijnë nga spitalet. E cila lidhet me frikën e tyre se mos kjo gjë nesër, mund të përkthehet edhe në një sukses elektoral për mazhorancën aktuale. Ndaj, kanë nisur që të bëjë politikë, në kurriz të sigurisë së jetës së shqiptarëve.

Treguesi kryesor që i vendos notën punës së qeverisë socialiste, lidhet me numrin e vogël të rasteve të vdekjeve nga Covid-19, për një milion banorë. Kjo statistikë është një nga më të mirat në Ballkan dhe Europë. Çka e detyroi edhe shefin e opozitës në atdheun e Homerit, ish Kryeministrin helen Aleksis Tsipras, që të pyesi gjatë një interviste televizive: “Nëse në Greqi thonë se jemi qeveria më e mirë në botë (105 vdekje), çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që ai është Perëndia? Sepse Shqipëria ka vetëm 26 viktima”!

Suksesin e padisutueshëm që e tregojnë shifrat kokëforta, që na e njohin dhe na e dëshmojnë me superlativa të huajt, e mohojnë kategorikisht vetëm opozitarët e Shqipërisë. Të cilët janë vënë në garë se kush e kush gjuan më fort me gurë mbi qeverinë. Mbi mjekët dhe infermierët. Mbi sistemin tone shëndetësor. Mbi Komitetin Teknik të Eskpertëve. Mbi ministrinë e Shëndetësisë. Mbi Qeverinë. Mbi Parlamentin. Mbi mazhorancën socialiste. Dhe mbi këdo tjetër që pasqyron me realizëm atë që po ndodh sot.

E si të mos mjaftonin të gjitha këto, opozitarët tanë janë prej kohësh në një luftë virtuale, paralele me atë që po zhvillohet realisht ndaj pandemisë. Një luftë me këngë makabre sorrash, që i kushtohen të vdekurve dhe varreve imagjinare. Njerëzve që sipas tyre po vdesin çdo ditë për bukë. Dhe çdo fantazie të sëmurë që pjell mendja njerëzore, me sa duket të realizueshme, vetëm nëse ata vetë do të ishin sot në pushtet.

Është kjo kulturë që i bën sot edhe memecët që të flasin. I bën gagaçët të këndojnë. I bën politikanët që i thonë vetes mjekë, të japin këshilla “të mençura” çdo ditë me skype, në “pixhama-party”. Gjumashët e përjteshëm politikë si Lulzim Basha, që të trimërohet se ndryshe nga sa ka bërë për 15 vite me radhë në politikë, tani do të rrinte natë e ditë zgjuar veç për hallet imagjinare të shqiptarëve. Duke bërë edhe ai sikur e ka seriozisht, meqë Sali Berisha po e furstron përjetësisht, përmes thirrjeve për “revolucionin” e tij të pandërprerë edhe tani në kohë pandemie.

Janë këto këngët e “sirenave”, që kërkojnë ta ndjellin anijen e qeverisë për ta ndaluar sa më parë, udhëtimin e derisotëm drejt fitores së luftës ndaj pandemisë. E sigurtë është se Edi Rama, ndryshe nga Odisea i ka vendosur edhe vetes dyllë tek veshët, për ta përfunduar udhëtimin e tij epik, derisa të mbërrijë si edhe heroi i Homerit, në “Itakë”-n e tij!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore3 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix4 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix7 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar7 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix7 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix7 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar7 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar7 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook