Lidhu me ne

Kryesore

Rama: Betejën po e fitojmë, asnjë shtet s’ka bërë më shumë se ne


“Jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasura me shumë vende të tjera. Shqipëria nuk ka kujt ti ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do ti fitojmë të dyja betejat”

Rama: Betejën po e fitojmë, asnjë shtet s’ka bërë më shumë se ne

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka arritur të fitojë fazën e parë e përballjes me koronavirusin.

Rama theksoi se asnjë shtet në botë nuk ka bërë më shumë se Shqipëria. Po ashtu, kryeministri u shpreh i bindur se do t’i fitojnë të dyja betejat, atë shëndetësore dhe ekonomike.

“Jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasura me shumë vende të tjera. Shqipëria nuk ka kujt ti ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do ti fitojmë të dyja betejat”, tha Rama mes të tjerash.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Të dëgjosh lloj lloj dëngalsh që faktisht janë të mirëkuptushme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë përveçse nga ekranet e tv përjetojnë stresin, pasigurinë, ankthin e dëmit mbi ekonominë. Por është anormale që dënglat ti dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofon, kamera, kanë një zë që shkon përtej zërit të një njeriu të zakonshëm.

Ndërsa projeksionet tona sikur masat të mos imponuar nga shumica e shqiptarëve flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që mund të hedhë poshtë fakin se Shqipëria ia ka dalë drejt fazës së parë të përballjes me këtë armik.

Në kushtet e stresit dhe mungesës së durimit për tu informuar drejt nga burime zyrtare ka hapësirë edhe për teoritë e konspiracionit dhe mbi fantazitë mbi një komplot të madh botëror. Por e vërteta është se ne jemi këtu sëbashku me të gjithë botën. Edhe OBSH është shfaqur më shumë se një herë kontradiktore me vetveten. Një përballje që ka gjetur botën në befasi. Unë di të them dhe di ta faktoj që asnjë vend, në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë ne. Dhe jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasura me shumë vende të tjera. Shqipëria nuk ka kujt ti ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do ti fitojmë të dyja betejat.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook