Lidhu me ne

Kryesore

A do ketë valë të dytë dhe a bëhemi imunë pasi infektohemi? Gjithçka që ende nuk dimë për koronavirusin

A do ketë valë të dytë dhe a bëhemi imunë pasi infektohemi? Gjithçka që ende nuk dimë për koronavirusin

U bënë muaj që lexojmë dhe studiojmë mbi coronavirusin, por shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Eshtë normale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një pandemi: studimet bëhen më me shpejtësi dhe vendimet shpesh duhet të bazohen në hipoteza që presin ende verifikim; urgjenca prodhon nënvlerësime ose hartografim të dobët; shifrat e një infeksioni kaq të përhapur janë vetëm provizore, por shpesh mbi ato bazohen përshkrimet e natyrës së epidemisë.

Ka mijëra gjëra që ende nuk i dimë për virusin. Kemi hipoteza, por siguria do të vijë vetëm në retrospektivë. Këtu janë disa nga pyetjet e pazgjidhura.

Nga vjen ekzaktësisht?

Virusi u zbulua për herë të parë në Vuhan, Kinë, në fund të vitit 2019, nga një grup rastesh të njerëzve që kishin frekuentuar një treg kafshësh. Koronavirusi, i quajtur zyrtarisht Sars-CoV-2, është i lidhur ngushtë me viruset që infektojnë lakuriqët e natës, megjithatë nuk është ende e qartë se cila ishte kafsha “urë” mes lakuriqit dhe njeriut. Lidhja që mungon, për të cilën disa spekulojnë se mund të jetë pangolina, mbetet e panjohur dhe mund të jetë burimi i infeksioneve të mëtejshme në të ardhmen.

A do të ndryshojë virusi?

Duke folur për karakteristikat e brendshme të një virusi, është e rëndësishme të kuptoni nëse ai do të ndryshojë apo po ndryshon. Viruset ndryshojnë vazhdimisht, por shumica e ndryshimeve në kodin e tyre gjenetik nuk pësojnë një ndryshim të rëndësishëm. Si rregull i përgjithshëm, viruset zakonisht evoluojnë duke u bërë më pak vdekjeprurës në planin afatgjatë (siç ndodhi me SARS), por kjo nuk është e garantuar. Shqetësimi lidhet me faktin se nëse virusi ndryshon, sistemi imunitar nuk e njeh më atë dhe një vaksinë specifike nuk funksionon më (siç ndodh me gripin). Tani për tani, ky koronavirus duket se nuk ndryshon, por historia e tij në speciet njerëzore është ende e shkurtër.

A bëhemi imunë pasi e marrim virusin?

Mutacionet implikojnë imunitetin ndaj një sëmundjeje. Disa viruse zhvillojnë imunitet të përhershëm, të tjerët jo, e etë tjerët të përkohshëm. Ekspozimi ndaj katër koronaviruseve endemikë ekzistues prodhon imunitet që zgjat më shumë se ai kundër gripit, por nuk është i përhershëm. Tani për tani nuk e dimë se si do të sillet ky virus. Lidhur me lajmet për njerëzit e shëruar që e kanë marrë atë për herë të dytë, mund të themi se në këtë rast bëhet fjalë për ripërsëritje. Me sa duket virusi nuk ka qenë eleminuar ende nga trupi, ai ka qenë latent. Çështja e imunitetit është thelbësore për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në afat të gjatë ose në rastin e valës së dytë.

A do të ketë valë të dytë?

Mund të fillojë e gjitha me një riimportim të rasteve nga zona të botës ku infeksioni ka paur një tendencë më të vonuar. Problemi në përgjithësi është mungesa e sinkronisë së shpërthimeve të epidemive në të gjithë botën. Ne mund të sigurohemi kur shohim një ulje të konsiderueshme të numrit të rasteve edhe në vendet e tjera. Disa viruse janë përsëritëse, për shembull MERS kurrë nuk ka mbaruar. Shpresa për këtë virus, është se do të ruajë patogjenitetin dhe vdekshmërinë aktuale relativisht të kufizuar dhe nuk do të ndryshojë gjenetikisht. Hipotezat janë: kontrolli është i suksesshëm (si me Sars); epidemia mbaron pasi të ketë infektuar sa më shumë njerëz (si rasti i Zikës); virusi humbet intensitetin dhe mbetet endemik si të tjerët që vazhdojnë të qarkullojnë (siç është gripi).

Sa njerëz janë infektuar me të vërtetë?

Eshtë një nga pyetjet më themelore, por gjithashtu një nga pyetjet më të rëndësishme dhe më të vështira për t’u përgjigjur. Ka pasur qindra mijëra raste të konfirmuara në të gjithë botën, por kjo është vetëm një pjesë e numrit të përgjithshëm të infeksioneve. Dhe numrat ngatërrohen më tej nga një numër i panjohur i rasteve asimptomatike: njerëzit që kanë virus por nuk ndjehen keq. Zhvillimi i një testi të antitrupave do t’i lejojë studiuesit të shohin sa e kanë pasur virusin, por studimet në mostrat përfaqësuese janë të nevojshme. Numri gjithashtu varet nga mënyra se si janë bërë tamponët dhe si menaxhohet komunikimi i rasteve: disa studime që konsiderojnë të gjitha variablat, shumëzojnë vlerën aktuale me dhjetë, por nuk ka siguri.

Cila është gama e plotë e simptomave?

Simptomat kryesore të koronavirusit janë ethe, kollë e thatë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në disa raste janë raportuar gjithashtu dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe diarre dhe ka hipoteza në rritje se një humbje e ndjenjës së aromës dhe shijes është karakteristike, veçanërisht në fazat e shërimit. Por pyetja më e rëndësishme është nëse simptoma të buta, të ftohët, hunda që rrjedh apo teshtitjet janë të pranishme në disa pacientë. Studimet kanë sugjeruar që kjo është një mundësi dhe se njerëzit mund të jenë potencialisht infektivë pa e ditur që ata e kanë virusin: të famshmit asimptomatikë.

Pse disa njerëz përkeqësohen?

Covid-19 është një infeksion i butë shumicën e kohës. Sidoqoftë, rreth 20% vazhdojnë të zhvillojnë sëmundje më serioze, por pse? Gjendja e sistemit imunitar të një personi duket se është pjesë e problemit dhe mund të ketë gjithashtu një faktor gjenetik. Të kuptuarit e kësaj mund të çojë në zhvillimin e sistemeve të parandalimit për të ulur fluksin e kujdesit intensiv. / Il Sole – Bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook