Lidhu me ne

Kryesore

Rama “godet” Dukën: Ekipet e futbollit deklarojnë paga të rreme, nuk marrin mbështetje ekonomike!

Rama “godet” Dukën: Ekipet e futbollit deklarojnë paga të rreme, nuk marrin mbështetje ekonomike!

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ka thënë se klubet e futbollit nuk do të marrin mbështetje ekonomike.

Kryeministri u shpreh se klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme, prandaj nuk do përfshihen në skemën e financimit.

“Paketa nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që në bazën e saj ka ato që janë më në nevojë dhe pastaj do të zgjerohet. Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të adoptohen me këtë luftë“, tregon Rama.

Kryeministri tha se kjo është një kohë ku duhet garantuar ekzistenca, ndaj klubet e sportit duhet të gjejnë mënyrën e tyre për të mbijetuar.

“Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, tha Rama për klubet e sportit në Shqipëri.

Ka patur shpesh raportime, ku FSHF është akuzuar për shpërdorime fondesh dhe fshehje të të ardhurave.

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix10 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet17 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore17 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook