Lulet tashmë i kam harruar. Nga cili kopsht i zjarrtë fryu kjo erë? Zbriti nga qerpikët e një udhëtari të moshuar. Një shi pushon, një tjetër zë të bjerë.
Një pasqyrë e thyer, në dorë koha u mplak. Një vaj, një kujë dëgjoj pa pushim. Pranvera endet rrugëve, shesheve fillikat. Ku vajti, ku humbi kjo stinë plot kundërmim?
Ngjyrat kanë ikur larg, ëndrrat janë të vyshkura. Si degë çdo gisht i imi në këtë dorë. Fole ngrenë qyqet e braktisura. Pranvera mërgoi, mbulomëni me borë.