Kryesore
Rama SMS qytetarëve: Laj duart, mos dil nga shtëpia…të përqafoj
Kryeministri Edi Rama, pas çdo thirrje që ka bërë në media dhe në rrjetet sociale për ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka vendosur që t’ju dërgojë edhe SMS përmes telefonit.
Rama përsërit në mesazh këshillat për mbrojtjen e qytetarëve, të cilëve iu kërkon të mos kenë frikë, por kujdes.
Mesazhi i dërguar me SMS
Edi jam! Te lutem laj duart shpesh. Mos leviz nga shtepia per qejf. Hap dritaren sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frike, po bej shume kujdes. Per cdo shenje merr 127.Te perqafoj nga larg!/Gazeta Liberale