Kryesore
Eni Çobani emocionohet: Ka shumë gra të famshme që dhunohen
Juristja Eni Çobani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria ime”. E pyetur nëse njeh gra të suksesshme, të rritura si të tilla, që janë dhunuar ose dhunohen nga bashkëshorti, Eni është emocionuar në studio.
“Po ka, tani që e kthej këtë përsgjigje më rrënqethet pak mishi të them të drejtën, sepse shumë gjëra ky realitet shqiptar nuk i di. Shikon vetëm atë buzëqeshjen, atë bukurinë, por nuk e di atë mbrëmjen e vështirë, atë thirrjen me lot që shumë gra nga ato bëjnë. Unë them që ato janë heroina, që arrijnë ndoshta të mbajnë dhe një familje jo të vërtetë sa për të thënë që janë një familje dhe nga ana tjetër kanë një vuajtje të jashtëzakonshme”, ka treguar Eni.