Kryesore
Koronavirusi/ Rama thirrje të rinjve: Shmangni klubet e natës
PUBLIKUAR NË : 09:57 – 09/03/20 3
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të shmangin lokalet e natës pasi aty kontakti është shumë i afërt, si pjesë e masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Të shmangin pubet e klubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por bartja tek më të moshuarit në shtëpia.
Të ruajmë ata që janë më të moshuar.
S’ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo s’janë të prekur”, tha Rama.