Kryesore
Tani e mirëkuptoj Fred Pezen për qëndrimet që mban. Rama nuk është Berisha, nuk ka vetëm fjalë.
Çim Peka: Nuk e di çfarë ka në dosjen e Henri Çilit, por nuk ka më shumë se telefonatat e Ramës për gjyqtarët
Gazetari Çim Peka ka reaguar për arrestimin e botuesit Henri Çili. Në një shënim në Facbook, Peka shprehet se “nuk e di se çfarë ka në dosjen e Çilit, por në çdo rast nuk ka më shume se telefonatat e Ramës me gjyqtarë ku ju dikton vendime. Nuk e di cilin kriminel paska favorizuar Cili, por në asnjë rast nuk ka favorizuar dhe promovuar banditë sa Gjushi e Rama”.
Reagimi i plotë i gazetarit Çim Peka:
“Nuk kemi menduar asnjëherë njëlloj, madje ka qene edhe armiqësor ndaj pak zërave që ishim kundër “Aleancës se Qelbësirave” ne 2013, por e kam të pamundur të mendoj dhe pranoj se H qenka problemi i Drejtësisë së kapur.
Nuk e di se çfarë ka në atë dosje, por në çdo rast nuk ka më shume se telefonatat e Ramës me gjyqtarë ku ju dikton vendime.
Nuk e di cilin kriminel paska favorizuar Cili, por në asnjë rast nuk ka favorizuar dhe promovuar banditë sa Gjushi e Rama.
Tani e mirëkuptoj Fred Pezen për qëndrimet që mban. Rama nuk është Berisha, nuk ka vetëm fjale.
Gjithsesi, e mira është që jo të gjithë jemi të shantazhueshëm.
PS: Para tre ditësh lexova një opinion të Çilit ku kishte filluar kthesën e radhës, kësaj here kundër Ramës. Rezultati!?…..”.