Lidhu me ne

Kryesore

“Asnjë masë për koronavirusin”, Vokshi: Mjekët pa pajisje, qendra shëndetësore 24 orë pa ujë

Nga qendra shëndetësore e Kamzës, e cila shërben dhe si urgjencë, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe mjeku Gazment Koduzi pohuan se mjekët nuk janë pajisur me maska, me dezinfektantë apo dhe pajisje të tjera që nevojiten në këtë raste.

Gjatë fjalës së saj Vokshi shprehet se në një kohë kur qeveria bën apel që qytetarët të mbajnë higjienë personale, si larjen e shpeshtë të duarve, dje në këtë qendër shëndetësore sipas saj nuk ka pasur ujë përgjatë 24 orëve.

“Rrezik potencianal për mbërritjen e koronavirusi, pasi shteti fqinj me të cilin kemi shkëmbime, janë në gjendje alarmi. Kemi zgjedhur bashkë me doktor Koduzin, në qendrën shëndetësore Kamëz, pasi është qendër që mbulon një rajonin të madh. Është një qendër që funksionon 24 orë në ditë. Pas shpalljes së grupit të punës nga ana e kryetarit zoti Basha. Kanë ardhur qindra telefonata. Ne biseduam me disa mjekë të qendrave shëndetësore nuk janë pajisur as me doreza, as me maska, as me dezinfektantë. Mjekët e kësaj qendre, dhe stafi mjekësor është në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propagandë. Mjeku mund të rrezikojë jetën e pacientëve, të vetes, por dhe të familjarëve, pasi mund të jetë bartës. Ne u informuan që dje kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë. I vetmi njoftim i qeverisë është; lani duart, lani duart. Po si mund të bëhet kujdesi ndaj higjienës në këto kushte. TË gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë. Ajo është vetëm një padurimshme. Mjekët e urgjencës nuk e kanë në dispozicion. Mjekë në reparte të ndryshme të QSUT janë të papajisur me mjete elementare. Qendrat shëndetësore janë në mëshirë të fatit. Mjekët janë të parët që rrezikohen.”, tha Vokshi.

Po ashtu Vokshi u bëri thirrje qytetarëve që mos të vihen në panik.

“Qytetarët nuk duhet të panikohen. Ende në Shqipëri nuk ka një rast zyrtarisht të prekur me koronavirus. Qeveria të mos harxhojë më miliona euro për një grup oligarkët. Por këto para ti alokojë për një situatë që ti paraprijë dhe të parandalojë koronavirusin. Grupet e punës së PD do të jenë në terren për të monitoruar situatën.”, theksoi ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook