Lidhu me ne

Mix

Unë jam shumë e vjetër për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë.

elifiiii

Aktorja turke Tuba Buyukustun, e cila njihet si Elifi në telenovelën “Diamante e Dashuri”, në jetën reale nuk është ajo vajza beqare që shijon dashurinë dhe luksin e saj. Është nënë e dy vajzave binjake, ndaj tashmë ajo kohën më të madhe ua kushton rritjes së tyre.

Jo vetëm Tuba, por dhe bashkëshorti aktor, Onur Saylak, kanë vendosur t’u thonë “jo” ofertave për seriale apo filma me metrazh të gjatë këto vite të para pasi janë bërë prindër.

Binjaket e tyre 3 vjeçare quhen Maya e Toprak, dhe Tuba vendosi të mbyllej pak kohë në shtëpi për rritjen e tyre. Por sharmi dhe roli i saj në serialin “Diamante e dashuri” që u transmetua në Shqipëri pati sukses të padiskutueshëm, aq sa të gjitha revistat më të njohura kërkonin ta kishin në kopertinat e tyre.

Aktorja më e preferuar në vendet e Lindjes së Mesme, e para turke e nominuar për çmimet ndërkombëtare “Emmy”, ka rrëfyer jetën e saj së fundmi për kopertinën e revistës “Marie Claire”.

Si ndiheni duke qenë se jeni një nga aktoret më të famshme sot në kinemanë turke?

Ndjenjë e bukur. Kjo është puna ime dhe jam e kënaqur që në jetë zgjodha të bëhem aktore.

Në vitin 2014 u nominove për çmimet “Emmy” si aktorja më e mirë në serialin televiziv të dramës “20 minuta”. Si e përjetoni duke qenë se jeni aktorja e parë nga Turqia që përmendesh për këto çmime?

Jo vetëm për mua, por unë mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për vendin tim ky nominim. Kjo ishte hera e parë që Turqia kandidonte për çmimet ndërkombëtare “Emmy”. Di të them që kam punuar shumë për të arritur deri këtu, gati dhe 20 orë në ditë, dhe nominimi im për “Emmy Award” është dëshmi e qartë e cilësisë së punës sime.

Ke bërë shumë fanse si aktore. Si do e përshkruash marrëdhënien tënde me ta?

Pak kohë më parë mora një dhuratë shumë të veçantë, prej më shumë se njëqind fansa dhe ndjekës të mi në rrjetet sociale. Ata më dhuruan një libër të titulluar “Dashuri pa kushte”, ashtu siç është dashuria e tyre për mua.

“Diamante e dashuri” është seriali hit në shumë vende të botës. A ndihesh e ngazëllyer nga ky fakt, dhe a e synon Hollywood­in?

Të bëhem një aktore e dashur për botën, do të thotë për mua se kam arritur atë që duhet në karrierën time. Kjo është një nga arsyet e ekzistencës sime në këtë jetë. Ndoshta një ditë unë mund të marr ndonjë ofertë për të luajtur në Hollywood, por nuk ka shumë rëndësi ku luan. E rëndësishme është të pushtosh mendjet e publikut tënd edhe nga vendi yt.

Fëmijërinë e ke kaluar në Stamboll. Si ka ndikuar ky qytet në formimin e karakterit dhe identitetit tënd?

Unë kam lindur dhe jam rritur në Stamboll, qyteti që zë vend të rëndësishëm në zemrën time. Pjesën aziatike të Stambollit, unë e konsideroj si shtëpinë time, ndërsa në pjesën evropiane të Stambollit unë kaloj kohë vetëm duke punuar.

Të gjithë kujtojnë se jeni një beqare e llastuar, duke pasur parasysh veshjet luksoze tek “Diamante e Dashuri”. Por në fakt jeni nënë e dy vajzave të bukura Maya dhe Toprak. Eshtë e vështirë për ty mëmësia?

Gratë me fëmijë kanë fatin të shijojnë në jetë këtë dhuratë të madhe. Kështu që unë nuk mendoj se vështirësia për rritjen e fëmijëve mund të dekurajojë gratë. Është e natyrshme që shumë gjëra ndryshuan në jetën time pas lindjes, por pas kësaj eksperince mëson të punosh ndryshe, pasi dhe zemra ndihet ndryshe. Tani vajzat janë 3 vjeçe dhe realisht kanë nevojë për babysitter.

Thuhet se bashkëshorti yt aktor është i vetmi që të përmirëson humorin… Cilat janë fjalët me të cilat të drejtohet?

E kam të vështirë ta shpreh me fjalë kiminë mes nesh. Di të them që i kemi të domosdoshme shprehjet që i dedikojmë njëri­tjetrit.

Cila ishte profesioni i ëndërruar para se të bëhesh aktore?

Kam kërkuar të bëja shumë gjëra në jetë. Inxhinieria gjenetike ishte ndër dëshirat e fundit. Por kam studiuar teatrin në Universitetin e Projektimit dhe të Modës.

Rolet që keni luajtur e reflektojnë personalitetin tënd?

Me raste, ose tërësisht, ose aspak.

Për mendimin tend, çfarë i bën gratë të bukura dhe të veçanta?

Çdo grua është unike në vetvete dhe e veçantë. Për mua çdo grua ia njeh vetes pikat e forta të bukurisë.

Si duhet një mashkull që të tërheqë ty?

(Qesh) Unë jam shumë e vjetër për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë. Jam e martuar dhe nënë e dy vajzave.

Cili është çelësi i lumturisë për ty?

Të gjesh veten tek dikush apo diçka.

Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga nëna juaj?

Me vjen keq, por unë nuk besoj në këshilla.

Cili është sekreti i bukurisë suaj?

Nuk kam ndonjë sekret për bukurinë time.

Si e mbani trupin në formë?

Unë nuk bëj asgjë të veçantë për trupin, pasi nuk kam kohë për stërvitje.

Çfarë veshjesh mbizotërojnë në gardërobën tënde?

Veshjet e modës së fundit, dhe veshje që më japin kënaqësi kur i vesh.

Çfarë të bën të dukesh stylish?

Kapelet.

Hobet e tua?

Dizajni dhe vizatimi.

Një ditë e jotja pushim si është?

Larg punës, merrem me fëmijët, duke i nxjerrë në park ose plazh. Nëse dhe bashkëshorti është pushim, bashkohet dhe ai me ne.

Planet e tua për të ardhmen?

Zakonisht e jetoj jetën time pa planifikime. Askush nga ne nuk e di se çfarë do na sjellë e nesërmja

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook