Lidhu me ne

Kryesore

The Economist: Shqipëria demokraci hibride, e paaftë të qeverisë

The Economist: Shqipëria demokraci hibride, e paaftë të qeverisë

Raportet e Transparency International, DASH, Bankës Botërore, apo mediave ndërkombëtare vit pas viti kanë vënë në dukje se korrupsioni dhe sistemi abuziv i taksave kanë mbajtur larg investitorët e mëdhenj nga Shqipëria.

Kjo ka sjellë mungesën e vendeve të punës, por jo vetëm kaq.

Në këta shtatë vjet, është vënë re një pakësim i popullsisë në shifra biblike.

Në shtatë vjet mendohet që vendin ta kenë lënë rreth 500 mijë persona, që për një vend të vogël si i yni ndikon jo pak në shkëmbimin e mallrave dhe parasë.

Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë Eno Jaço, ka dalë dje në një konferencë për mediat, ku është treguar i drejtpërdrejtë.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon për sa i përket thithjes së investimeve, dhe kjo për shkak të politikave fiskale që po ndjek qeveria. E fundit në Rajon, dhe e 82-ta në rang botëror sipas Doing Business.

Sipas tij, edhe Maqedonia e Veriut ka dyfishin e bilancit tregtar me SHBA-të, ndërkohë që tregu i Ballkanit po liberalizohet dhe investitorët po kërkojnë informacion se në cilin vend mund të zhvillojnë biznesin.

“Shqipëria renditet e 82-ta në klasifikimin botëror, Mali i Zi e 50-ta, Kosova e 57-ta, Serbia e 44-ta, Maqedonia e Veriut e 17-ta. Tregu i Ballkanit Perëndimor po liberalizohet dhe investitorët e ndryshëm marrin vendim se në cilin vend të Ballkanit do të investojnë”, shprehet Jaço.

Nga ana tjetër ai kërkoi që sistemi fiskal mos ndryshojë kaq shpesh, gjë e cila ka çoroditur por edhe ka shtuar kostot e biznesit.

Më lart së Shqipëria qëndron dhe Kosova, megjithëse nuk ka më shumë se 13 vjet shtet. Por një goditje më herët, Shqipërisë i kish ardhur dhe në korrikun e vitit të shkuar këtë herë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas këtij Raporti, investitorët e mëdhenj kanë hasur në presione nga administrata, “Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikë specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik-privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2018” thuhej në raportin e DASH të korrikut të vitit të kaluar.

Shqipëria tjetër nga selia e qeverisë dhe FB i Ramës!

Reagimi i Kryeministrit, në rastet kur dalin raporte të tilla ka qenë heshtja.

Në faqen e tij të Facebook, ose në kanalin ERTV, që i dedikohet punëve të Ramës, duket sikur sheh një Shqipëri tjetër. Sheshe qytetesh, takime projekte 3D e të tjera si këto. Spiralet e tij në lidhje me çështjen e korrupsionit, asnjëherë nuk e kanë drejtuar gishtin nga vetja.

Rama ka preferuar ta adresojë fajin te të tjerët, pavarësisht se raportet shigjetojnë qeverinë shqiptare.

Në fillim e kish fajin qeveria e kaluar që sipas tij i kish lënë një mal me borxhe, më pas partneri i tij në qeverisje, LSI dhe në fund fare kur dhe kjo u largua nga koalicioni, ia kish fajin drejtësia.

Që prej dy vjetësh, ka ndërmarrë një inkursion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në emër të reformës në drejtësi, por Shqipëria vazhdon të zbresë shkallë në renditjen botërore duke u renditur krahas vendeve në konflikt, apo atyre që rëndom i quajnë “republikë bananesh”.

Me politika të çorientuara, dhënie pa kriter të PPP-ve në Shëndetësi, Infrastrukturë etj, që vetëm rrisin faturën e borxhit, askush prej investitorëve nuk mund të hedhë paratë në terrenin stresues dhe aspak të sigurt shqiptar.

Në vrojtimin e sipërmarrjeve në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore për 6 vjetët e fundit, Banka Botërore ka arritur në përfundimin se “biznesi i ryshfeteve” është zgjeruar në Shqipëri.

Raporti u publikua në nëntor të vitit të shkuar. Në kryerjen e këtij vrojtimi, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si: korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator, ka rezultuar se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit.

Kjo është një shifër shqetësuese, duke marrë në konsideratë se është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

Për më tepër, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6 % në 36.1 % aktualisht.

Indikatorët matës për korrupsionin në këtë vrojtim janë kërkesat për ryshfet, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave, si dhe përqindja e bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria.

The Economist: Shqipëria demokraci hibride, e paaftë të qeverisë

Shqipëria u rendit në vendin e 76 në botë në Indeksin e Demokracisë të publikuar nga The Economist për vitin 2019. Në raport me vitin 2018 më parë, Shqipëria ka të njëjtin pikëzim, në 5.98, ndërsa është përmirësuar me një vend.

Treguesi ku vendi ynë merr më pak pikë është ai i funksionimit të qeverisë me 4.71 pikë, duke u renditur me vende të tilla si Bosnja, Gjeorgjia, Bjellorusia, të cilat marrin pak pikë në indeksin e funksionimit të qeverisë.

Ndërsa më mirë dinë të qeverisin vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Maqedonia dhe Mali i ZI me nga 5.36 pikë secila.

Një pikëzim i ulët i këtij treguesi nënkupton që “nëse vendimet e marra në mënyrë demokratike nuk mund ose nuk zbatohen atëherë koncepti i demokracisë nuk është shumë kuptimplotë, por është një guaskë boshe”.

Në Europën Lindore, Shqipëria renditet e 13-a dhe bën pjesë në regjimin e demokracive hibride, ku përfshihen 39 shtete.

Demokracia hibride është kategoria e tretë e renditjes së renditjes së The Economist, pas demokracisë së plotë, demokracisë me probleme, ndërsa kategoria e katërt është regjimi autoritar.

Vendi më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Danimarka, Irlanda, Finlanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu dhe dhjetëshja e vendeve më demokratike në botë mbyllet nga Gjermania.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook