Lidhu me ne

Kryesore

Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Nga Andi Bushati

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanepsej jo vetëm në TV, por edhe kur të hapnin frigoriferin.

Pa kaluar shumë kohë, Lulzim Basha, ka prodhuar një spot, duke hapur realisht frigoriferin e një familjeje të varfër në Tiranë. Aty shihej vërtet fytyra e qeverisjes së Edi Ramës.

Lideri i PD ka programuar një fushatë të cilës i ka gjetur slloganin më të goditur. #PotëDëgjoj, është mënyra më e mirë për të bërë diferencën me kundërshtarin e tij politik të drejtëpërdrejtë.

Përballë një Edi Rame, që i ka mbyllur veshët ndaj çdo kritike që i vjen, që tani e ka për zor të qëndrojë edhe pas dyerve të BE, që është zhytur në delirin e atij që ka monopolin e së vërtetës, duke i ironizuar edhe mediat edhe opozitën edhe presidentin edhe liderët e Kosovës edhe deputetët e Bundestagut apo ata holandezë se ia fusin kot, është tejet produktive të japësh imazhin e atij që është i vëmendshëm ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

Përballë një pushteti të izoluar në kullën e tij të fildishtë dhe që prodhon të mira vetëm për një grusht të pasurish është e domosdoshme të kesh veshë për zërin e atyre që e kanë bosh firgoriferin në fund të muajit.

Por, kjo fushatë, sado e gjetur të jetë nga zanatçinjtë e kësaj pune, përmban në vetvete dy risqe të mëdha. Ato lidhen me fallcitetin e saj, si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Lulzim Basha e nisi atë me këmbën e gabuar.

Në një nga videot e para që shpërndau, ai tregoi se po bënte shfaqje. Duke u filmuar me një qese domate në dorë dhe duke shitur si qytetare një militante të partisë së tij, ai demonstroi se nuk i kishte veshët të hapura për qytetarët.  

Nga #PotëDëgjoj, nisma degradoi në refrenin e përhershëm të politikanëve: Më dëgjoni ju në teatrin që unë luaj.

Kjo lloj mendësie rrezikon të infektojë edhe thelbin aksionit që sapo ka nisur. Basha i ka dhënë atij ngjyrat dhe theksin e një fushate elektorale. Por, ndonëse janë të shumtë ata që shpresojnë që kjo të ndodhë, askush nuk është i bindur se do të ketë një të tillë. Madje zëra kryesorë nga mazhoranca e kanë hedhur poshtë me forcë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Atëherë pyetja që shtrohet është: ç’kuptim ka një tur takimesh të shoqëruara me spote që i ngjajnë një fushate zgjedhore pa zgjedhje?

Pikërisht prej këtu lind frika që gjithë kjo lëvizje e Bashës e ka një hile.

Prej këtu ngrihet dyshimi se mos e gjitha po përdoret si mbulesa iluzive që do të maskojë një mëkat.

Në këtë rast ajo që duhet fshehur është harrimi i përbetimeve të para një viti, paqja e rivendosur me rilindjen, ulja në tryezën e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, braktisja e rrugës radikale dhe akteve ekstreme për të luftuar regjimin.

Ndoshta për të mbuluar të gjitha këto, për t’iu shamngur përgjigjeve për kthesën e papritur, për të mos dhënë llogari se si po rikthehet në sistem pa garantuar votën, kreu i PD po i mëkon militantët e tij me mirazhin e zgjedhjeve të parakohëshme.

Dhe nëse është kështu, ky do të qe një gabim trashanik, pasi vërtet fortuna momentale do të qe shmangur, por qytetarët do të ndiheshin sërish të përdorur.  Ata nuk do të ishin të dëgjuar, por thjesht të gënjyer.

Pra, nëse Lulzim Basha ka nisur një fushatë me gjetjen e duhur, por të yshtur nga qëllime të gabuara dhe të vendosur në kohë të papërshtatshme, çmimi që do të paguajë do të jetë i rëndë.

Sepse kur të dojë ta bëjë realisht, do ta ketë të pamuandur. Pasi atëherë, nëse do kërkojë të hapë sërish frigoriferin, aty do t’i shfaqet Edi Rama që nuk mposhtet dot me propagandë, ai që na shfaqet përditë në TV, me arrogancën dhe vetbesimin që i jep lidhja me botën okulte.

©Lapsi.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook