Kryesore
Bashkia promovon me art të kopjuar ‘Tirana 100 vjet kryeqytet’
Nga Exit News
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë.
Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia ka ndërmarrë një nismë artistike duke ndryshuar sinjalistikën rrugore të zonës së ish-Bllokut.
Exit News vuri re se një pjesë e ndërhyrjeve janë faktikisht vepra të artistit të famshëm, Clet Abraham, i mbiquajtur Le Clet, i cili jeton dhe punon në Firenze, Itali.
Redaksia komunikoi me studion e artistit. Pyetjes se nëse kishin dijeni rreth kësaj nisme dhe riprodhimit të disa prej punimeve të tij, asistentja e Le Clet u përgjigj:
“[…] fatkeqësisht nuk e dinim këtë “surprizë” në Tiranë. Mendonim se ishte më e ashpër [me respektimin e të drejtave] Bashkia…”
Abraham u lind në Britani në vitin 1966. Ai është shkolluar për arte në Rennes dhe është shpërngulur në Itali në fillim vitet ’90 ku ushtron profesionin si piktor, skulptor dhe restaurator.