Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë duhet të dini për koronavirusin

Çfarë duhet të dini për koronavirusin

Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat, deri tek ato tepër të rënda. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre. Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm, si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus). Në shekullin 21 dy koronaviruset me patogjenitet të lartë si SARS– CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dheMERS-CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezervuaret e kafshëve, si :macet e egra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Ëuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla.

Vlerësimet e OBSH-së:

Bazuar në mundësinë e transmetimit nga njeriu tek njeriu ka një rrezik për impakt serioz në shëndetin publik. Ky virus nuk është identifikuar më parë tek njerëzit dhe hetimet e para në Kinë nuk e kanë përcaktuar akoma burimin e shpërthimit epidemik, pra kemi të bëjmë me një situatë jo të zakonshme dhe të papritur. Numri i rasteve të konfirmuara vazhdon të rritet në Kinë, teksa raste të ngjashme janë evidentuar në vende të tjera, dhe duke qenë se është dhe Viti i Ri kinez rreziku importimit jashtë këtij territori është i lartë. Shumë vende kanë vendosur masa në aeroporte kur kanë lidhje direkte me Kinën, si vlerësim elektronik i temperaturës apo intervista me udhëtarët që vijnë nga Kina. Pra, kemi rrezik për përhapje ndërkombëtare (nisur edhe nga rastet importuara). Në lidhje me interferencën me udhëtimet dhe tregtinë ndërkombëtare OBSH-ja nuk rekomandon ndonjë kufizim të udhëtimeve dhe/ose tregtisë bazuar në informacionin që posedon aktualisht.

Këshillat 

Për të shmangur infektimet e mundshme strukturat e shëndetit publik në vendin tonë kanë shpallur një sërë masash që duhet të marrim gjatë përditshmërisë. Kjo veçanërisht në rastet kur duhet që të udhëtojmë. Sipas tyre, këshillohet që të shmangni kontaktet e ngushta me personat që manifestojnë simptoma të kollës dhe temperaturë. Pastroni duart sa më shpesh duke përdorur peceta me alkool, apo duke i larë me ujë dhe sapun. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. Ndërsa për personat që punojnë në treg, apo me kafshët e gjalla, këshillohet që të vishni përparëse mbrojtëse vendosni dorezat mbroni fytyrën gjatë kontaktit me produktet shtazore. Çdo ditë pas punës hiqni përparësen mbrojtëse dhe pastroni ambientin e punës. Shmangni kontaktin me personat e tjerë të familjes kur jeni të veshur me rrobat e punës. Lani duart me ujë dhe sapun pas çdo kontakti që keni me produktet e misit dhe dezinfektoni ambientin e punës. Nëse vendosni të mbani maskë sigurohuni që të mbuloni hundën dhe gojën, si dhe shmangni prekjen e maskës pasi e keni vendosur. Hidheni maskën njëpërdorimshme dhe menjëherë më pas lani duart. Udhëzimet e plota i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.

Masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus:

  • Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli.
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.
  • Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.
  • Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.
  • Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi.
  • Udhëtarët që kanë pasur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë.
  • Pastroni duart sa më shpesh duke përdorur peceta me alkool, apo duke i larë me ujë dhe sapun. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. Vishni përparëse mbrojtëse vendosni dorezat mbroni fytyrën gjatë kontaktit me produktet shtazore.
  • Nëse vendosni të mbani maskë sigurohuni që të mbuloni hundën dhe gojën, si dhe shmangni prekjen e maskës pasi e keni vendosur. Hidheni maskën njëpërdorimshme dhe menjëherë më pas lani duart.

Koronavirusi

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje të tilla si: nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda siç është  Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Nga vjen koronavirusi?

Korona virusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej korona viruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

Simptomat e një personi të infektuar

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Kufizimet në trajtim

Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re. Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

MË TEPËR

Sport14 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix15 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix15 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix15 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix15 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix15 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix15 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix15 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix16 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix16 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook