Lidhu me ne

Kryesore

Kush do ta gëzojë “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”? 61% e të rinjve duan të ikin

Kush do ta gëzojë “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”? 61% e të rinjve duan të ikin

Ikja e shqiptarëve nga vendi i tyre është një dukuri që ka prekur të gjithë rajonin.

Në konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin europian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore është vënë në dukje ky problem që është injoruar nga qeveria shqiptare.

Aty u deklarua ndër të tjera se 1/3 e popullsisë është larguar. 23% e të rinjve në rajon për momentin s’janë as në punë, as në shkollë as duke u trajnuar. Një shifër e konsiderueshme po të mendosh për atë çfarë do ndodhë për pak vite duke marrë parasysh mbushjen e administratës publike…

Alarmante janë shifra të tjera ku të rinjtë në rajon në mënyrë të çuditshme bashkojnë bashkë dy shifra me një saktësi matematikore të çuditshme. 61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit evropian dhe shpresojnë se do i ndryshojë jetën. Por 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre nëse kjo gjë nuk ndodh.

Është analogji për të kuptuar se sa lart qëndron pritshmëria për integrimin dhe për të ndryshuar vendet tona dhe si qëndron ajo në raport për t’u larguar nga vendet nëse ky ndryshim nuk ndodh.

Ky realitet është në thelb një proces i heshtur emigrimi masiv dhe nëse nuk do t’i vihet ky emër mund të rezultojë që ata që vendosin të përfundojnë duke folur me vete.

Në katër vitet e fundit, çështja e largimit nga vendi është ngritur në nivelin e një debati mediatik, por kryeministri personalisht e ka injoruar atë duke deklaruar se ikja lidhet me lirinë e lëvizjes.

Kjo është gjysma e së vërtetës sepse ikja në thelb është përherë zgjidhje, por jo zgjedhje në masën më të madhe.

Nga ana tjetër qeveritë shqiptarë kanë dështuar në thithjen e të diplomuarve jashtë vendit që do të justifikonte deri diku këtë që thotë z.Rama. Dhe kanë dështuar sepse struktura ekonomike e Shqipërisë dhe klima për biznes këtu është në nivelet më të ulëta.

Ironia e sondazhit sipas të cilit 61% e të rinjve duan të ikin qëndron në faktin se qeveria aktuale ka propaganduar me të madhe “Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, pra se reformat që bëhen tani do t’i gëzojë brezi i ardhshëm.

Mirëpo nëse lëvizja e popullsisë vazhdon në këtë drejtim gjenerata tjetër e Shqipërisë do të jenë pensionistët dhe mosha e mesme. Shqetësuese këtu është mënyra sesi qeveria mendon ta luftojë dukurinë: ajo sulmon dhe kundërsulmon titujt mediatikë, por jo problemin.

Mjafton të lexosh sesi çdo javë Agjencia Telegrafike Shqiptare njofton numrin e të punësuarve nga Zyrat e Punës, pa dashur asnjëherë të zbardhë manovrat që bëhen pas atyre statistikave që nuk janë reale.

Ose janë po aq reale sa shifra e 83 mijë të punësuarve që zoti Rama deklaronte tre vjet më parë, por që në fakt ishin të punësuar të formalizuar, pra që hynë në sistem.

Me shkurtime nga ResPublica

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske23 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore23 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook