Lidhu me ne

Kryesore

Komentet kryesore mbi marrëveshjen opozitë-qeveri, në emisionet e debatit

Komentet kryesore mbi marrëveshjen opozitë-qeveri, në emisionet e mbrëmshme të debatit

Te gjitha emisionet e debatit politik kanë pasur në qendër të dikutimeve arritjen e marrëveshjes opozitë-qeveri. Më poshtë po japin komentet në emisionet kryesore si Open në Top Chanel, Real Story në News 24 dhe Opinion në Tv Klan.

Andi Bushati, Open, Top Channel:

Me këtë marrëveshje fiton Edi Rama, madje ishte surprizë për mua se sa lehtë fitoi mazhoranca. […] Opozita nuk pati këllqe për të vazhduar aksionin. Kjo është e njëjta situatë si tek çadra e 2017-tës. Ç’na duhet kodi,është si debat për seksin engjejve ,ai po bën namin, ne kapëm kodin.

Në qoftë se bëhen zgjedhje të parakohëshme i bëjnë më keq opozitës.

[…] Nuk keni një figurë të re në PD që kur filluat hapjen e PD-së, kjo sepse mbysni çdo zë kundër që i del Ramës.

Armand Shkullaku, Opinion, Tv Klan:

Parlamenti sot nuk është i dobët, por është i tredhur. Ia ka marrë koqet Edi Rama sot dhe ia ka shtrydh.

Opozita donte të përdorte dhunën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën, tani këtë nuk e arriti opozita këtu duhet të jetë e qartë dhe e ndershme me njerëzit e saj.

Tani kjo tryezë ku këto janë ulur a garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë kjo është pyetja.

Nëse hyn në një marrëveshje dhe hyn në zgjedhje prapë me Edi Ramin dhe me këtë sistem që është ajo shprehja që tha avokat Ngjela “U martua Sani mori atë që kishte.

Fatos Lubonja, në Real Story, News24:

Këtu kemi të bëjmë me dorëzim të opozitës ndaj sistemit, sepse s`kanë më fuqi për të luftuar dhe dorëzim ndaj ndërkombëtarëve.

Një nga arsyet pse opozita u tërhoq është se nuk arriti të mobilizojë një popull. Nuk arriti të ngjallte besimin te populli. Duhet të forconte lidhjet me popullin, të transformonte vetëveten, dhe t`i thoshte ndërkombëtarëve që ne jemi në krizë, nuk bëjmë një reformë sa për sy e faqe. Ne kërkojmë që ju të ndërgjegjësoheni se këtu kemi një regjim.

Nëse thoshte do luftojmë sistemin, tani na del reforma zgjedhore që qenka forma për ta rrëzuar në mënyrë institucionale.

Këtë [marrëveshjen] e quajnë se do të na heqi ne rrezikun nga strukturat e Edi Ramës dhe do sigurojë zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Henri Cili, Open, Top Channel:

Me marrëveshjen mes palëve ka fituar interesi publik. […] Kishte shenja që nga vjeshta [për marrëveshjen]. Kishte ndalimin e protestave, zbutjen e qëndrimeve, përafrimi në rastin e fatkeqësisë natyrore.

Arjan Vasjari, Real Story, News 24:

Palët nuk kanë thënë këtë gjë prandaj jam skeptik. Palët duhet që të kërkonin ‘mea culpa’. Edhe opozita ka gabimet e veta. Nëse opozita thotë se nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën, pse ulet në tryezë me të? Ju jeni në kundërshtim me veten.

Çlirim Gjata, Open, Top Channel:

Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje.

Dash Shehu, Opinion, Tv Klan:

Politika është kompromis i vazhdueshëm, luftë kompromis nga një pozicion i ri. Diku do uleshim. Interesat e dy palëve nuk janë për tu ndryshuar sistemi. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë përfshirë në atë dokument, në këtë që janë publike.

Të pres tek lista për një si puna ime është e trishtueshme. Kam kaluar ditën më të vështirë të jetës sime. Më vunë në një numër, 11 dhe në një lagje komunistësh. Jam ndjerë shumë keq.

Oerd Bylykbashi, Real Story, News24:

Me Edi Ramën zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka. Ne i qëndrojmë kërkesës për një qeveri tranzitore, përpara zgjedhjeve.

Ajo që ne na duhet është një dy muajsh shumë intensiv për të bërë një Reformë Zgjedhore, ku të mos ketë shitblerje votash, cënim të votave. 

U mbajt për moment të fundit vendimi për pjesëmarrjen në Tryezën Zgjedhore për shkak të vonesave nga pala tjetër pasi kishte tentativa vonese nga pala tjetër.

Damian Gjiknuri, “Mbrëmje në Abc”:

Kryeministri e ka bërë ftesën kur ra tërmeti, do të thotë që ai e ka shtrirë dorën. Zoti Basha ka krijuar një kompleks për çështje të brendshme. Unë mendoj se një të ardhme natyrshëm që do vijë një moment që palët të ulen. Ky vend është shumë i vogël për tu ndarë, dhe duhet të ketë një dialog në nivel edhe më të madh./Exit.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook