Aktualitet
Bënte ‘kërdi’ me vjedhje laptopësh, ja si u zbulua 34 vjeçari në Tiranë (VIDEO)
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Mësohet se shtetasi ‘E.C’ kishte grabitur brenda 15 ditësh tre laptop në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Lenovo”.
Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar, si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Lenovo”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin:
– E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:
• Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare; • Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“; • Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit; Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.
- • Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;
- • Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;
- • Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.