Kryesore
Si qëndron e vërteta e lidhjes me miliarderin indian? Agnesa Vuthaj reagon publikisht
Një lajm që u bë viral në pothuaj të gjitha portalet gjatë ditës së sotme kishte personazh të parë Agnesa Vuthajn. Ish-Miss Kosova dhe Shqipëria, siç u shkrua, me gjasë ishte e lidhur me një miliarder indian, 23 vite më të madh se ajo, i cili zotëronte një rrjet hotelesh në të gjithë botën.
Lidhur më të gjitha këto akuza, Agnesa pak minuta më parë ka bërë një reagim public, të cilin sqaron se si është raporti i saj me të shumëpërfolurin Sandesara, i cili, në fakt është në kërkim për mashtrim nga policia.
Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte.
Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time.
Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres.
Nuk kam rënë preh e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17-vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie pre e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.
Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompensim të mospublikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqve tanë për të investuar në mediat tuaja.
Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kurorën e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.
Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh, por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.
Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. ..