Kioske
7 rregulla të arta për përdorimin e telefonit celular
Le Iene/Foto ilustruese
Efektet anësore të valëve që lëshojnë celularët mbeten ende diskutueshme. Prej vitit 2013 gazetari Matteo Viviani i emisionit Italian Le Iene ka raportuar rreth rasteve dhe qëndrimeve të ndryshme shkencore për sa i përket kësaj çështjeje.
Dyshohet se valët e celularëve mund të shkaktojnë pasoja të rënda shëndetësore. Për këtë, së fundmi Viviani ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese për të shmangur sa më shumë valët e celularëve.
Më poshtë 7 këshillat
- Shmang të folurin me celular duke e mbajtur ngjitur për veshi
- Përdor opsionin me zë (altoparlante/speaker) ose flit me kufje (shmang kufjet pa kavo)
- Shmang mbajtjen e celularit në xhepa pranë zemrës apo pjesëve intime
- Mos flini me celularin poshtë jastëkut, mbajeni së paku 1 metër larg
- Shmang telefonatat në mjete që janë në lëvizje (trenë, autobusë, vetura)
- Celulari lëshon valë edhe kur nuk është duke pritur/bërë telefonata
- Shmangni dhënien e celularëve fëmijëve, në të kundërtën nëse ua jepni për lojëra vëreni në opsionin pa valë (airplane-mode).