Lidhu me ne

Radar

Mjekime popullore të cistit në gjoks

Cistat në gji, miopatia cistike si dhe sëmundja fibrocistike e gjirit janë sëmundje shumë të shpërndara dhe nga to vuajnë numër i madh i grave në botë, kurse njëri nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së tyre është stresi sa më i madh të cilit çdo ditë i ekspozohemi.

Cistat në gji mund të janë të madhësive të ndryshme dhe thjeshtë mund të vërehen me gishta si kokrra (gunga) që shumicën e grave i frikësojnë dhe ato dyshojnë në malinjitet.

Cistat në të vërtetë janë qese të mbushura me ujë të cilat ndryshojnë formën dhe madhësinë e tyre gjatë ciklit të menstruacionit. Në prekje kryesisht janë të buta, të lëmuara dhe lëvizëse, por nëse cistat janë mjaft të mbushura me ujë gjithashtu mund të jenë edhe të forta në prekje.

Madhësia e cistave ndryshon përgjatë ciklit të menstruacionit dhe menjëherë para fillimit të menstruacionit mund dukshëm të rriten. Disa mundë të paraqiten edhe brenda natës.

Cistat mund të paraqiten në grupe apo të veçuara, kurse zakonisht me kontrollë ultrazëri vërtetohet se a është cistë e fortë apo e mbushur me ujë.

Meqë cistat janë beninje në të shumtën e rasteve nuk rekomandohet intervenim kirurgjikal që të largohen sepse nuk mund të ndikojnë negativisht në shëndet, por nëse janë të mëdha dhe me dhimbje atëherë me anë të drenazhit nxirret lëngu i tepërt, e ky proçes ka aq (pak) dhimbje sa edhe nxjerrja e gjakut.
Mjekimi në rrugë natyrale

Ndryshimet në mënyrën e jetesës me të madhe mund të ndikojnë në eliminimin e plotë dhe zbutjen e simptomeve të cistës nëse gjinjtë për shkak të tyre janë të ndjeshëm dhe me dhimbje. Gratë që janë të prira për paraqitjen e cistave në gjinj duhet të:

• Shmangin pijet që përmbajnë kofein (përveç çajit të gjelbërt)

• Shmangin alkoolin

• Shmangin ushqimin apo pijet e ngrohta në enë plastike

• Të marrin rregullisht probiotik sepse me ndihmën e tyre eliminohet kalimi i estrogjenit

• Shmangin produkte jo të fermentuara të sojës të tilla si tofu (pastë soje), qumësht soje dhe proteina soje

• Të marrin sasi të mjaftueshme fibrash

• Të rrisin konsumin e lakrës dhe brokullës

• Kujdesen për tretje të mirë

• Marrin suplemente të vitaminit D

Një nga suplementet kryesore të cilin kurrsesi nuk duhet ta anashkalojnë është ‘jodi’ në të cilin indi i gjirit është shumë i ndjeshëm, kurse 50 mg në ditë është dozë e mjaftueshme.
Çaji kundër cistave në gjinj

Dr. Ksenija Krajina Prokupec është njëra nga fitoterapeutet e cila shumë vite merret dhe studjon ndikimin e bimëve në gjendje të ndryshme shëndetsore. Në ditarin që e udhëheq me titullin ‘Gotë çaji’ në sajtin “Naturala” kemi gjetur përzierjen e saj të çajit që e ka zbuluar për shërimin e cistave në gjinjë.

Për cista fibriadenome në gjinjë dr. Krajina Prokupec rekomandon çaj me përzierje të bimëve nenexhik (mente), shtog (Sambucus), veshtull, kalendulë (Calendula) dhe bar pezmi – bari mijëfletësh (lat. Achillea millefolium) në sasi të barabarta sepse ato janë bimë të forta imunologjike të cilat ndalojnë rritjen e tumoreve dhe zvogëlojnë ndezjet. Gjithashtu, rekomandohet edhe ‘putër luani’ (lat. Alchemilla vulgaris) për të cilën besohet se vepron në mënyrë preventive në krijimin e kancerit të gjirit.

Me këtë terapi duhet të keni durim dhe të pini nga një litër të këtij çaji në ditë, gjashtë muaj. Ushqimi duhet të jeët i lehtë, kurse produktet e qumështit dhe birrën duhet larguar plotësisht.

Pa marrë parasysh përdorimin e terapisë gjinjtë duhet kontrolluar detalisht përgjat çdo dushi dhe ndiqni ndryshimet në cista. Më me rëndësi është, sipas dr. Ksenija, të mos ju kap paniku dhe të mos mendoni se cistat do të shëndrrohen në kancer sepse frika nuk ju sjell aspak të mira.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia – Ushqimet që ju Duhen

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm...

Mix17 orë më herët

Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit...

Mix17 orë më herët

5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit!

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej...

Letersi20 orë më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske20 orë më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar20 orë më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix23 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix23 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix23 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Facebook