Letersi
“Dublinasit” e James Joyce-it
Si sot, më 1904 doli nga botimi “Dublinasit”, një ngjarje së cilës iu deshën “nëntë vite jetë”. ” Tri vite më pas Joyce-i ende shfrynte nga inati për “zënkat, udhëtimet me tren dhe shpenzimet postare”, korrespondencën me “shtatë kërkues klientësh, njëqind e njëzet gazeta dhe me disa shkrimtarë,” refuzimin nga dyzetë botues, si dhe poshtërimin e dy prej tyre të cilët e pranuan librin: “Dorëshkrimi i botimit të parë e të dështuar në Anlgi u shkatërrua plotësisht (1906). Botimi i dytë (Dublin, 1910) u dogj i gjithë në prezencë të tij.”Këto ishin telashet e ngjashme që Joyce-i do të kishte me “Portretin e Artistit në Rini” dhe një ende më të madh se kaq me “Uliksin”, por ai ishte një autor i ri i cili dëshironte të ishte i pari që “prezantonte Dublinin me botën” dhe t’i jepte irlandezëve “ një shikim të mirë të vetvetes parë prej syzeve të tij të lustruara mirë”. “Nuk është faji im,” u shpreh për botuesin e tij të parë të dështuar, “ai kutërbim sqetullash, barërat e vjetra dhe rropulli qarkullojnë rreth tregimeve të mia.” Botuesi vazhdonte të llomotiste, me frikën se shumë do ta shihnin librin pak më shumë si jofetar, anti-irlandez, shkurt, halë në sy. Joyce-i ra dakord t’i bëheshin disa ndryshime por meqë kërkesat për ndryshime u rritën, ai refuzoi ta bënte “Dublinasit” si “një vezë pa kripë,” apo veten e tij “një Jezu Krisht letrar.”Në udhëtimet e tij të shumta nëpër Evropë, Joyce-i përpiqej të arrinte në një marrëveshje; rrugës për në Irlandë më 1912, hera e fundit që e vizitoi, ai krijoi një poemë satirike për një botues irlandez i cili, për dashuri ndaj atdheut, dogji një libër anti-irlandez dhe ruajti hirin e tij për zi:
. . . This very next lent I will unbare
My penitent buttocks to the air
And sobbing beside my printing press
My awful sin I will confess.
My Irish foreman from Bannockburn
Shall dip his right hand in the urn
And sign crisscross with reverent thumb
Memento homo upon my bum.
Joyce-i e botoi këtë poemë në Itali dhe e shpërndau në Dublin me anë të të vëllait, Charles-i, edhe pse “bushi, u nxi” vetëm nga idea.
Me vete, Joyce-i mendonte se tregimet e tij ndoshta ishin shumë të “djallëzuara” dhe jo tërësisht e vërteta për vendlindjen apo ndjenjat e tij për të. Tregimi i fundit i përmbledhjes, “The Dead” u shkrua i fundit dhe kritikët panë një Joyce më ambivalent dhe bujar në të. Nga fundi, Gabrielin e ri e loton qetësisht teksa ndjen se “Vetë identiteti i tij po venitej në një botë gri të pakuptueshëm. . .”:
“Po, gazetat kishin të drejtë: bora kish mbuluar gjithë Irlandën. Po binte në çdo anë të rrafshinës, mbi kodrat pa pemë, duke rënë butë mbi moçalin e Allen-it, më tej drejt perëndimit, butësisht duke rënë mbi dallgët e zëza e kryengritëse të Shannon-it. Po binte, gjithashtu, në secilën pëllëmbë të kopshtit të vetmuar të kishës dhe mbi kodrën ku prehet Michael Furey. Ajo shtrihet hollë mbi kryqet dhe gurët e varreve, mbi kangjellat e portës së vogël, mbi ferrat shterpë. Shpirti i tij zaliset ngadalë teksa dëgjon borën të bjerë lehtë përmes universi e ashtu lehtë duke rënë, mbi gjithë të gjallë e të vdekurit.”
Shumë është shkruar mbi këto rreshta dhe ky tregim është kthyer klasik në zhanrin e tij. Richard Ellmann thotë se “Në lirizmin e tij, melancholy acceptance of melankolisht pranon gjithçka që jeta dhe vdekja ofron, ‘The Dead’ është një majë në veprën e Joyce-it”:
“Në Trieste dhe Romë ai mësoi cfarë kishte çmësuar në Dublin, se sit ë ishte Dublinas. Siç I shkruan te të vëllait nga Roma me habi, ai ndjehej i turpëruar kur dikush e sulmonte “vendin e tij të varfër”. “The Dead” – “Të vdekurit” është kënga e tij e parë e mërgimit.”
Përktheu: Milli Bloom