Sport
Liverpool kontratë rekord me markën Nike
Foto ilustruese e logos së markës Nike.
Duke filluar nga 1 qershori i këtij viti marka e njohur amerikane Nike do të veshë kampionët e Evropës dhe Botës, Liverpoolin me një kontratë rekord në Angli prej 80 milionë paundësh në sezon.
Kompania aktuale, New Balance, ishte e gatshme të vazhdonte bashkëpunimin me të kuqtë, por klubi ka vendosur ta ndërpresë atë për një kontratë më fitimprurëse.
Bashkëpunimi me Nike e bën Liverpoolin klubin me kontratën më të shtrenjtë të veshjes në Angli.
Më parë kontratën më të majme e kishte Manchester United me 75 milionë paundë në sezon nënshkruar me Adidasin në vitin 2015.
Kontrata e re e rendit Liverpoolin mes 3 klubeve më të shtrenjta për veshjen dhe zbret nga podi Adidasin.
Më të paguarat në futboll janë Barcelona nga Nike me kontratë 100 milionë paundë në sezon deri në vitin 2028. Reali i Madridit nga Adidas me kontratë 98 milionë paundë në sezon deri në vitin 2025 dhe Liverpooli me kontratë 80 milionëshe.