Lidhu me ne

Aktualitet

Tërmetet, vepër e njeriut të korruptuar!

Nga Artan Fuga/ Tërmetet? Jo vepër e Zotit, as e natyrës, por e njeriut të korruptuar!


1. Pse tërmetet bien vetëm në zonat e populluara urbane?
2. Tërmetet i shkakton Zoti, Natyra, apo njeriu?
3. Përse të pasurit dhe të pushtetshmit e qyteteve nuk e ndjejnë tërmetin?
4. Përse kafshët dhe fiset e vjetra janë më të sigurta sesa njerëzit në qytet?
5. Përse njerëzit nuk largohen nga karakatinat e dëmtuara nga tërmeti duke rrezikuar jetët e tyre?

1. Pse tërmetet bien vetëm në zonat e populluara urbane?
2. Tërmetet i shkakton Zoti, Natyra, apo njeriu?
3. Përse të pasurit dhe të pushtetshmit e qyteteve nuk e ndjejnë tërmetin?
4. Përse kafshët dhe fiset e vjetra janë më të sigurta sesa njerëzit në qytet?
5. Përse njerëzit nuk largohen nga karakatinat e dëmtuara nga tërmeti duke rrezikuar jetët e tyre?
Si iu përvesh Rusoi Volterit lidhur me shkaqet e tërmetit të Lisbonës që me tre goditje disa minutëshe shkatërroi qytetin më 1 nëntor 1755?
Volteri shkroi poemën e tij të gjatë “Mbi Katastrofën e Lisbonës”, dhe ja dërgoi Rusoit për mendim.
Rusoi iu përgjigj ashpër me një letër të gjatë, ku këtu do të gjenden vetëm disa pasazhe domethënëse shqipëruar nga unë.
Rusoi i shkruan Volterit në vitin 1756:

“Të gjitha rezervat e mia drejtohen pra kundër Poemës tuaj mbi katastrofën e Lisbonës sepse kisha pritur prej saj rezultate më të denja humanizmi sesa ato që ju kanë frymëzuar…

…Unë nuk shoh dot se ku mund t’a kërkoj gjetiu burimin e së keqes morale veçse te njeriu i lirë, në përsosmërinë e vet, megjithatë i korruptuar.

Kurse përsa iu përket dhimbjeve fizike, nëse pranojmë që materia e ndjeshme, por që nuk ndjen, është një kontradiktë logjike, sikurse më duket mua, dhimbjet fizike janë të paevitueshme në të gjitha ato sisteme ku bën pjesë njeriu; kështu që çështja në këtë rast nuk do të ishte fare se përse nuk është i lumtur njeriu në mënyrë të përkryer, por përse ai ekziston.

Për më tepër, sikurse e kam shpjeguar tashmë, me përjashtim të vdekjes, e cila në vetvete nuk është një gjë e keqe, nëse përjashtojmë parapërgatitjet e njeriut për të, përgatitje që e paraprijnë atë, shumica e dhimbjeve tona fizike vazhdojnë të mbeten vepra jonë.

Pa dalë jashtë temës së Lisbonës, pranojeni, përshembull, që nuk ka qenë fare Natyra ajo që i mblodhi atje njëzet mijë ndërtesa me nga gjashtë a shtatë kate; nëse banorët e këtij qyteti do të kishin qenë shpërndarë në mënyrë më të barabartë (në të gjithë territorin); do të kishin qenë strehuar në banesa të ndërtuara me materiale më të lehta, dëmi do të kishte qenë shumë herë më i pakët, ndoshta zero

Gjithkush do t’ja kishte mbathur që me dridhjet e para të tokës, dhe gjithkënd do t’a kishim parë të nesërmen nja njëzet milje më larg, aq të gëzuar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mirëpo, duke qendruar me kokëfortësi përreth karakatinave të tyre, duke u rrezikuar nga lëkundje të tjera tërmeti, sepse ajo që do të braktisej aty vlen shumë më tepër sesa ajo që do të mund të merrej me vete, sa e sa fatkeqë vdiqën në këtë katastrofë sepse deshën të merrnin dikush veshjet e veta, dikush dokumentet e tij, dikush paratë që kishte mbledhur?

Ne dimë që statusi social (personi moral) te çdo njeri fizik është bërë një përmasë që i përket më pak sesa të gjitha të tjerat këtij njeriu, aq shumë saqë pothuajse nuk ja vlen t’a shpëtosh jetën e këtij njeriu kur ai ka humbur gjithçka tjetër.

Ju do të kishit dashur që tërmeti të kishte ndodhur më mirë në cep të ndonjë shkretëtire sesa ndodhi në Lisbonë. Mund edhe t’a imagjinojmë që tërmetet nuk ndodhin kështu në shkretëtirë, por le të mos e hapim fare këtë temë, sepse tërmetet nuk u shkaktojnë asnjë dëm të fuqishmëve të qytetit, të cilët janë edhe të vetmit njerëz që ne fusim në llogari.

Këta tërmete (në shkretëtira) u bëjnë po aq pak keq edhe kafshëve dhe fiseve të egra që banojnë të shpërhapura në këto vende të largëta, të cilët nuk kërcënohen as nga rëniet e çative, as nga shkrumbi prej zjarreve i shtëpive.

Por, çfarë do të thotë një privilegj i tillë?

Mos kjo do të na bënte të nxirrnim përfundimin që ligjet e botës duhet të ndryshojnë sipas tekeve tona?

Apo që Natyra duhet t’i nënshtrohet ligjeve juridike?

Apo që për ta ndaluar një tërmet të ndodhi në ndonjë vend, mjafton që atje të ndërtojmë një qytet?”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar3 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix3 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix3 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar3 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar3 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar1 ditë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix1 ditë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix1 ditë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook