Kritike
“Rolet teatrale, i merr gruaja e tij”/ Olta Gixhari sulmon hapur Hervin Çulin
Aktorja Olta Gixhari ka sulmuar së fundmi drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. E ftuar në emisionin “Siluetë”, Olta u shpreh se përgjatë vitit që lamë pas aktorja e vetme që ka marrë role teatrale ka qenë gruaja e Çulit, Adelina Muça. Më tej, Olta tha se Hervin Çuli nuk ka bërë njëherë një mbledhje të plotë.
“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardhur ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në Teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk është bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi”- u shpreh Gixhari, duke mos ngurruar të ndalet edhe tek pagat e aktorëve.
“Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai (…) Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklama, me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi, nuk mbahem”-tha Gixhari.