Lidhu me ne

Kryesore

Rama i ERTV, ai që do doja të votoja


Për të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtuara, si për të zhdukur krimin brenda 300 ditëve, apo për të bërë buxhetin e arrsimit 5%, ai e ka një justifikim. Nuk i ka joshur me vetëdije sepse me këtë opozitë të dobët që ka përballë, nuk ka nevojë të bëjë premtime për të marrë vota.

Në këtë fund viti, Edi Rama, i’u ka dhuruar bashkëkombasve të vet, autoportretin e një lideri, që çdo qytetar i botës do të dëshironte ta kishte të varur në një nga muret e shtëpisë së tij. Në një fjalim gati tre çerek ore në Facebook, më shumë sesa për arritjet apo dështimet e qeverisë, ai tregoi për cilësitë apo difektet e tij karakteriale.

Ai na vizatoi profilin e një njeriu, që jo vetëm sejcili nga ne do të dëshironte t’a votonte, por që do ta quante fat që kishte përkuar të jetonte në kohën e tij.

Natyrisht, personazhi i përshkruar nuk është një “qënie perfekte”. Shpesh ai nuk e bën diferencën mes Unit dhe shtetit. Shpesh vuan nga deliri i pasjes së dhuntive jo të zaonshme. Shpesh është arrogant, pasi respekton më shumë bindjet sesa konsensusin. Shpesh nuk i shpëton dot gabimeve të pashmangshme të vendimmarrjes.

Por, lista e mëkateve përfundon këtu. Sa për akuzat e tjera ai e ka përgjigjen.

Për të gjithë ata që kanë lexuar një raport të OSBE-së se pasuria e tij, e vënë nga dhënia e lejeve të ndërtimit, i kalon të 200 milionë eurot, ai nuk ka ëndërruar kurrë të bëhet i pasur. Pasi ai nuk jeton për të përfituar, por për të lënë gjurmë në histori.

Për të gjithë ata që kujtojnë se i ka gënjyer, duke shpikur alibi për avionët e drogës, Habilajt, Agron Xhafën, Saimir Tahirin, Ervis Roshin apo Vangjush Dakon, ai është njeriu që nuk do mashtronte asnjëherë me qëllim. Pasi ai nuk do të mundte ta bënte këtë në dëm të vendit që drejton.

Për të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtuara, si për të zhdukur krimin brenda 300 ditëve, apo për të bërë buxhetin e arrsimit 5%, ai e ka një justifikim. Nuk i ka joshur me vetëdije sepse me këtë opozitë të dobët që ka përballë, nuk ka nevojë të bëjë premtime për të marrë vota.

Për të gjithë ata që kanë dëgjuar se po kërkon të zhdukë demokracinë, të mbyllë mediat dhe të heshte zërat e lirë, ai në fakt është duke mbrojtur qytetarët e thjeshtë. Pasi ai nuk e duron dot që kush ka në dorë një pushtet të abuzojë me të.

Për të gjithë ata që kanë lexuar në mediat e mbarë botës, se qe pjesë e planit të Vuçiçit për të ndarë Kosovën, ai nuk do ta bënte kurrë këtë poshtërsi. Pasi nuk do ta tradhëtonte kurrë popullin e tij.

Për të gjithë ata që tremben se mini Shengeni është një projekt i Beogradit, ai garanton se është i vetmi lider shqiptar që ka arritur personalisht ta bindë presidentin serb të heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky është pra Edi Rama i vizatuar prej vetvetes.

Një njeri me dhunti jo të zakonta, për hir të miqësisë me të cilin, liderët e vendeve “armike” janë të gatshëm të heqin dorë nga politikat e tyre tradicionale, një politikan i lloji të ndryshëm, që para etjes për para, yshtet nga deliri për të lënë gjurmë në histori, një kryeministër që nuk bën premtime të gënjeshtërta, që e di se janë të parrealizueshme, një burrë që nuk ka mashtruar asnjëherë me qëllim dhe që i mirkupton të gjithë ata që janë xhelozë qoftë për gjatësinë, qoftë për talentin dhe qoftë për famën e tij.

Kushdo që do ta dëgjonte këtë përzierje interesante vyrtytesh dhe difektesh, nuk do ta kishte të vështirë të klithte: “Po ky është vërtet kryeministri im”. Sejcili prej nesh, që do të jetonte një një botë tjetër, do të pohonte me pathos: “Po ky është njeriu që dua të votoj”.

Por, fatkeqësisht ky është vetëm Rama i ERTV. Ky është Edi si do të donte t’a shihnim, duke i eklipsuar anën e tij të errët, që ndan paratë e këtij vendi me dhjetë oligarkë, që rrëmbën votat me frokët, prengët, ndokajt, dakot e roshët, që e ka shndërruar ish partinë më demokratike të vendit në një garnizon, që e ka degjeneruar parlamentin në teatër kukllash dhe Shqipërinë në të vetmin vend monist të Europës.

Por, pavarësisht nga kjo, ndonëse me këtë autoportret dhuratë, në fund të vitit, Edi Rama u mundua të na mashtrojë sërish, këtë herë vërtet duhet ti jemi mirnjojtës.

Pasi duke skicuar personazhin e ERTV, që u përpoq të luajë, ai na tregoi se është i ndërgjegjshëm se e di se si duhet të jetë. Dhe së dyti, sepse na ofroi një mundësi për të krahasuar aktorin e Facebookut me kryeministrin real. Boll ta vëmë në peshore bashkë me alter egon e vet, për të kuptuar se kush është ai që nuk na duhet qoftë edhe një ditë më shumë në vitin që vjen.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar11 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix11 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport16 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix17 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar17 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar17 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore17 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook